By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: I madh është numri i qytetarëve turq, të cilët nuk kanë përgjigje për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: I madh është numri i qytetarëve turq, të cilët nuk kanë përgjigje për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes
Maqedoni

Toshkovski: I madh është numri i qytetarëve turq, të cilët nuk kanë përgjigje për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes

admin
Last updated: 21/11/2024 18:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit tha se është i madh numri i aplikantëve me prejardhje turke, të cilëve nuk u është përgjigjur nga viti 2022 deri tani për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes pas ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, të miratuar në vitin 2021.

“Numra të saktë për fat të keq nuk mund t’ju jap në këtë moment. Bëhet fjalë për një numër më të madh të aplikantëve, të cilët nuk kanë marrë përgjigje që nga viti 2022 e deri tani. Një numër i madh aplikimesh nuk janë zgjidhur në të kaluarën, jo vetëm për mërgimtarët tanë me origjinë turke, por edhe për mërgimtarët tanë me origjinë shqiptare, maqedonase. Unë jam ministër nga viti 2024. Dhe do t’ju përgjigjemi në mënyrë adekuate në formë të shkruar, nëse është në rregull kjo. Duhet të potencoj se gjatë ditës së djeshme, e pata nderin të realizoj takim punues me ambasadorin e Republikës së Turqisë dhe duhet të konstatoj se ai ishte tejet i kënaqur nga ajo se si Qeveria aktuale vepron për atë që është e rëndësishme për Republikën e Turqisë, e posaçërisht për qytetarët të cilët ndjehen turq dhe jetojnë në Maqedoni. Dhe shumë më vjen keq që duhet të konstatoj se kur e kam ndërmarrë këtë funskion, posaçërisht në kuadër të Qeverisë teknike, krahas shumë problemeve tjera, të cilat i trashëgova, trashëgova edhe një gjendje faktike, e cila lidhur me komunitetin turk me të vërtetë ishte dëshpëruese. Pse? Pasi që nuk ka pasur as formularë për dhënien e dokumenteve për udhëtim në gjuhën turke, të cilat shteti në pajtim me ligjin është i obliguar t’i japë”, tha Toshkovski, në pyetjen e deputetit Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike Turke për informatën për procesin për realizimin e aplikimeve për shtetësi, sidomos pas ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shtetësi dhe në bazë të origjinës së miratuar në vitin 2021.

Toshkovski konsideron se duhet të zgjidhen të gjitha problemet që janë në interes të qytetarëve. Theksoi se në të ardhmen duhet të përqëndrohen në zgjidhje sistematike të problemeve, jo vetëm në zgjidhje ad hok.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Saliu në konferencë donatorësh do t’i prezantojë projektet për ndërtimin e shtëpive, qendrave kulturore dhe trajnime për komunitetin rom
Next Article “Një tjetër hap i madh në rrugën drejt BE”, Rama: Dërgesat e parave nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas pa kosto financiare nga 1 janari 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?