By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akuariumi gjigant në Tajlandë, shtëpi e 30 mijë krijesave të detit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Akuariumi gjigant në Tajlandë, shtëpi e 30 mijë krijesave të detit
Kuriozitete

Akuariumi gjigant në Tajlandë, shtëpi e 30 mijë krijesave të detit

admin
Last updated: 24/11/2024 11:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Sea Life Bangkok Ocean World”, një nga akuariumet më të mëdha në botë me specie të rralla dhe shtëpi e afro 30 mijë krijesave të detit në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ofron një përvojë nënujore për vizitorët e tij, raporton Anadolu.

Duke luajtur një rol në mbrojtjen e ekosistemit detar të botës, “Sea Life Bangkok” ofron habitat për shumë specie dhe kontribuon në mbrojtjen e krijesave të rrezikuara.

Akuariumi zë një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorësh, ndërsa vizitohet nga 1.5 milion vizitorë. Akuariumi është një nga vendet më të vizituara turistike të Tajlandës.
Akuariumi më i madh i Tajlandës tërheq vëmendjen me speciet e tij të rralla jo vetëm në vend, por edhe në botë.

“Sea Life Bangkok Ocean World” shquhet jo vetëm si një akuarium, por edhe si një qendër biodiversiteti që nxit ndërgjegjësimin mjedisor për vizitorët.

Përderisa çdo specie të kujdesur në akuarium kontribuon në mbijetesën e krijesave në rrezik të zhdukjes në natyrë, projektet e kryera së bashku me qeverinë tajlandeze synojnë të mbrojnë speciet.

Gjigantët elegantë të deteve

Një nga banorët që tërheqin më së shumti vëmendjen janë rraxhët gjigant, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekosistemit të oqeanit. Krijesat gjigante magjepsin vizitorët teksa kërcejnë me lëvizjet e tyre të këndshme në akuarium.

“Breshkat e gjelbra të detit”, të njohura si rojet e lashta të deteve, janë një tjetër specie e akuariumit. Kjo specie, e cila mban të pastër shtratin e detit duke konsumuar alga dhe bar deti, kontribuon në ekosistemin nënujor.
Në departamentin special të rehabilitimit në “Sea Life Bangkok”, breshkat e detit që janë lënduar ose kanë nevojë për ndihmë trajtohen dhe kthehen në natyrë.

Peshkaqenë shkëmborë

Peshkaqenët shkëmborë në përgjithësi njihen si specie që tregon shëndetin e ekosistemit detar. Ata ndihmojnë në ruajtjen e shëndetshëm të shkëmbinjve koralorë.

Rolet e peshkaqenëve në ekosistem u shpjegohen vizitorëve përmes aktiviteteve edukative të ekspozuara në “Sea Life Bangkok Ocean World”.

Derisa peshkaqenët tigër rëre japin pamje të egër me gojën plot me dhëmbë të mprehtë, zhytësit hyjnë në habitatin e peshkaqenëve në akuarium dhe notojnë me ta.

Kopshtet e kuajve të detit

Kuajt e detit, të cilët zënë vend të veçantë në akuarium, kanë gjithashtu një vend të rëndësishëm në ekuilibrin delikat të ekosistemit detar.

Këto krijesa miniaturë nënujore, të cilat janë të rrezikuara në ujërat tajlandeze dhe botërore, jetojnë në kopshte koralesh të përgatitura posaçërisht në akuarium.

Pinguinët Gentoo

Pinguinët Gentoo me prejardhje nga Antarktida, pavarësisht motit tropikal të Bangkokut, ekspozohen në një mjedis të veçantë të ftohur.

Lëvizjet e pinguinëve veçanërisht tërheqin vëmendjen e fëmijëve.

“Sea Dragon”, i njohur gjithashtu si një dragua deti, e merr emrin nga shtojcat e tij si gjethe dhe alga dhe njihet si një i afërm i kuajve të detit dhe peshqve krokodilë.

You Might Also Like

Cilat janë punët më të paguara që askush nuk dëshiron t’i bëjë?

Një burrë ha rreth 1 kg mjaltë në një minutë dhe vendos rekord botëror

Një qen forcon lidhjen në qift, thotë studimi

Të jesh fëmijë i vetëm…

Kuptimi i nishaneve në fytyrë dhe trup për personalitetin tuaj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Serwer: Ideja për ndarjen e territoreve mund të rikthehet me Grenellin
Next Article Nacevska në takimin e zëvendësguvernatorëve të Ballkanit Perëndimor për procesin inkuadrues ndaj SEPA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?