By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nacevska në takimin e zëvendësguvernatorëve të Ballkanit Perëndimor për procesin inkuadrues ndaj SEPA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nacevska në takimin e zëvendësguvernatorëve të Ballkanit Perëndimor për procesin inkuadrues ndaj SEPA
Maqedoni

Nacevska në takimin e zëvendësguvernatorëve të Ballkanit Perëndimor për procesin inkuadrues ndaj SEPA

admin
Last updated: 24/11/2024 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Përfaqësuesit e lartë të bankave qendrore nga rajoni patën mundësinë të njihen me përvojën hungareze në procesin e anëtarësimit në SEPA, si dhe me infrastrukturën financiare hungareze si model i mundshëm për integrim në SEPA në takimin e zëvendësguvernatorëve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar procesit të anëtarësimit në Zonën e vetme për pagesa në euro (SEPA), që u mbajt në Budapest me ftesë të Bankës Popullore të Hungarisë, ku mori pjesë edhe zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska.

Në takim, informojnë nga Banka Popullore (BP), u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë nga aspekti operativ dhe teknik i ofruesve të shërbimeve të pagesave nga vendet e Ballkanit Perëndimor për përfshirje të shpejtë në skemat e pagesave (sistemet e pagesave) në SEPA. Në këtë kontekst, u theksua gatishmëria e Bankës Popullore të Hungarisë, në kuadër të presidencës aktuale të Hungarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, për të ndihmuar në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropiane për të ofruar akses të thjeshtuar për ofruesit e shërbimeve të pagesave nga vendet e Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën evropiane të pagesave.

Anëtarësimi në SEPA, siç thonë ata, do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe mbarë ekonominë. Me anëtarësimin në sistemet e pagesave SEPA, ofruesit e shërbimeve të pagesave do të mund të ofrojnë pagesë më të lirë dhe më të shpejtë në euro, gjë që do të mundësojë integrim më të madh financiar ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe me vendet e tjera të SEPA-s. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi në SEPA do të ulte ekonominë gri me 2 pikë përqindjeje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore.

Përveç zëvendësguvernatores Nacevska, në delegacionin e Maqedonisë mori pjesë edhe Igor Veliçkovski, drejtor i Sektorit për Operacione të tregjeve financiare dhe sistemeve pagesore. Në takim morën pjesë edhe zëvendësguvernatorët me ekipet e tyre nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Akuariumi gjigant në Tajlandë, shtëpi e 30 mijë krijesave të detit
Next Article Publikohen emrat e përbërjes së re të Kryesisë së re Qendrore të LSDM-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?