By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

admin
Last updated: 02/12/2024 14:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 dhjetor – Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve.

Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani, Kumanova është zgjedhur përsëri si arenë për skenare të rrezikshme dhe goditjen e radhës ndaj shqiptarëve.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme, deklaratave që filluan që në kohë fushate, vendimeve qeveritare, incidenteve gjatë festës së 28 Nëntorit dhe së fundmi me djegien e pronës së shqiptarëve në Kumanovë, pyesim publikisht se kush qëndron pas gjithë kësaj fushate dhe kush luan me zjarrin? Mos vallë i ashtuquajturi “srbski svet”, së bashku me shërbetorët e tyre në Maqedoninë e Veriut dëshirojnë destabilizim ngjashëm siç tentuan ditë më parë edhe në Kosovë.

Duke ndjekur me shqetësim situatën dhe zhvillimet e fundit, ju bëjmë thirje qytetarëve që të kenë kujdes e të mos bien pre e provokimeve dhe skenareve të këtilla, ndërsa Qeverisë dhe institucioneve kompetente që të veprojnë urgjentisht për të ndaluar të njëjtat. Ftojmë partitë shqiptare në Qeveri që t’i japin fund aventurës së tyre për të cilën i paralajmëruam që në fillim dhe të mos bëhen edhe më tej kukulla të partnerëve të tyre që haptazi kanë shprehur planet e tyre kundër shqiptarëve, por të rikthehen në popull dhe bashkërisht të ndalojmë këtë fushatë të rrezikshme.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të ndaluar këto veprime dhe këtë fushatë që rrezikon jo vetëm vendin, por cënon edhe mbarë rajonin.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilli gjyqësor caktoi mbledhje urgjente për në orën 14, pas dorëheqjes së kryetares Vesna Dameva
Next Article BDI: Dorëheqja e Vesna Damevës paraqet gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?