By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Peci: Auditori nuk gjeti asnjë shkelje të vetme në programin e grandeve 2023
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Peci: Auditori nuk gjeti asnjë shkelje të vetme në programin e grandeve 2023
Maqedoni

Ministri Peci: Auditori nuk gjeti asnjë shkelje të vetme në programin e grandeve 2023

admin
Last updated: 02/12/2024 15:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Faton Peci, ka thënë para deputetëve se që nga koha që ka marrë mandatin në krye të kësaj ministrie, gjithsej 20 zyrtarë janë arrestuar, raporton Ekonomia Online.

Peci tha se një numër i konsiderueshëm i këtyre zyrtarëve e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti.

“Me duhet që të bëjë publike që në periudhën pasi që unë jam bërë ministër, janë 20 zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Bujqësisë, ku një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti e disa prej të cilëve dhanë ryshfet. Janë vetë zyrtarët që janë të suspenduar për shkak të shkeljeve të evidentuara, ndërsa tash unë kam pranuar sot raportin e Auditorit në të cilin flet për programin e grandit të vitit 2023 mes tjerash thotë se ‘konsiderojmë se nuk kemi arritur që të gjejmë asnjë shkelje të vetme’. Në aspektin moral flasim sa të doni, po diskutimin për kategoritë morale më shumë është vend në kishë dhe xhamia”, tha Peci.

Gjatë fjalës së tij në seancë ai ka kujtuar dhe ish presidentin Rugova në 80 vjetorin e lindjes si dhe mesazhin e tij për angazhim në sigurimin e bukës së motmotit.

“Sot është dy dhjetori sikur presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, të ishte në jetë ai do t’i kishte 80 vjet, e një nga amanetet e tij ka qenë që të angazhohemi fortë që të sigurojmë bukën e motmotit. E kemi siguruar bukën e motmotit. Nuk e dëgjova prej LDK-së që e përmendën as Ibrahim Rugovën e datën 2 dhjetor, nëse na falni se ju tani jeni ‘Rruga e re’”, ka thënë Peci.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inspektorati i arsimit nesër do të njoftojë për masat të cilat do të ndërmerren për SHF “7 Marsi” në Çellopek
Next Article Zëdhënësja e BE-së: Kallas nesër takon liderët e Kosovës dhe Serbisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?