By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jaguar prezanton zyrtarisht konceptin e ri, me dizajnin e Type 00 disa janë të tmerruar – të tjerët të kënaqur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Jaguar prezanton zyrtarisht konceptin e ri, me dizajnin e Type 00 disa janë të tmerruar – të tjerët të kënaqur
Auto

Jaguar prezanton zyrtarisht konceptin e ri, me dizajnin e Type 00 disa janë të tmerruar – të tjerët të kënaqur

admin
Last updated: 04/12/2024 08:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prodhuesi i veturave luksoze Jaguar ka zbuluar konceptin e tij të ri elektrik, më pak se dy javë pasi publikoi një video ngacmuese që ngjalli reagime të ndryshme.

Prezantimi i modelit të ri Type 00 shkaktoi reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale – disa e vlerësuan dizajnin e tij, ndërsa të tjerë e tallnin, transmeton Telegrafi.

Muajin e kaluar, shumë kritikë theksuan se videoja promovuese që shpalli modelin e ri nuk tregonte fare modelin e ri të veturës, por kompania mori vlerësime nga disa për “qasjen e re të guximshme”.

Prodhuesi i automjeteve, i cili është në mes të transformimit më të madh në historinë e tij, zbuloi një logo të re dhe lansoi një të ashtuquajtur “ngacmues të mediave sociale”.

Gjatë lansimit të Type 00 në Miami, shefi i kompanisë Gerry McGovern tha se i pëlqente se sa vëmendje po merrte Jaguari i ri.

“Tashmë ka nxitur emocione dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Jaguar nuk ka dëshirë të jetë i dashur nga absolutisht të gjithë”, shtoi ai.

“Type 00 përfaqëson thelbin e pastër të filozofisë së re krijuese të Jaguar. Ky është rezultat i të menduarit krijues të guximshëm, të pakufishëm dhe vendosmërisë së palëkundur. Është themeli për një familje të re Jaguar që do të duket si asgjë që keni parë më parë”, tha për fund ai.

Reagimet në postimet e Jaguar në rrjetet sociale për veturën varionin nga “shpresojmë që kjo të mos dalë kurrë” në “eksituese” dhe “absolutisht mahnitëse”.

Analisti i industrisë së automjeteve Karl Brauer ishte skeptik për riemërimin.

“Kompania duket se po sakrifikon të kaluarën e Jaguar me shpresën për një të ardhme më të mirë. Unë nuk mendoj se do të funksionojë”, tha ai për BBC.

Muajin e kaluar, kompania u bëri thirrje njerëzve që “të kenë besim dhe të përmbahen nga kritikat” në lidhje me riemërimin.

Më herët në nëntor, Jaguar Land Rover (JLR) ndaloi shitjen e veturave të reja Jaguar në Britani të Madhe.

Kompania tha se ishte një lëvizje e qëllimshme për të “krijuar hapësirë ​​për frymëmarrje” përpara se të lansonte markën e re.

Jaguar këmbëngul se Type 00 është shumë afër prodhimit serik që do të shfaqet pas një viti. Prodhimi serik nënkupton një GT me katër ulëse me çmim më të madh se 135,000 euro, me shumë mundësi me dyer si ato të një Rolls-Royce ose Ferrari Purosangue (si dhe koncepti Jaguar R-D6 i vitit 2003).

Platforma e re JEA do të përbëjë bazën për të gjithë familjen elektrike të Jaguar. Premtohet një rreze deri në 770 kilometra dhe mundësia e karikimit të shpejtë prej vetëm 15 minuta është po aq e rëndësishme. Sa e madhe dhe e rëndë do të jetë bateria, mbetet për t’u parë.

You Might Also Like

Volkswagen sjell teknologjinë e veturave në biçikletat elektrike

Jo zhurmë artificiale, Bentley përdor orkestër për tingullin e SUV-it të ri elektrik

788HS i ri është McLaren-i i parë ‘i ri’ për gati dy vjet

Dacia Striker është vetura më e lirë gjithëpërfshirëse në Evropë

Kia përgatit gjeneratën e re të Sportage, shfaqen pamjet e para të prototipit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si mund t’i shkatërrojë financiarisht prodhuesit e veturave, bateria elektrike?
Next Article Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?