By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konferencë – Ndërtmi i demokracive të shëndosha në bazë të parimeve të lirisë e zvogëlon hapësirën për narrativa të dëmshme dhe dezinformata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konferencë – Ndërtmi i demokracive të shëndosha në bazë të parimeve të lirisë e zvogëlon hapësirën për narrativa të dëmshme dhe dezinformata
Maqedoni

Konferencë – Ndërtmi i demokracive të shëndosha në bazë të parimeve të lirisë e zvogëlon hapësirën për narrativa të dëmshme dhe dezinformata

admin
Last updated: 04/12/2024 16:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor  – Ndërtimi i demokracive të shëndosha në bazë të parimeve të lirisë dhe gjithëpërfshirjes ëshët me rëndësi kyçe për të gjitha shoqëritë dhe e zvogëlon hapësirën për narrativa të dëmshme politike dhe dezinformata, tha zëvendës ambasadori britanik Daniel Filer në konferencën e sotme “Institucione përgjegjëse përmes transparencës së rritur dhe komunikimit politik” në organizim të Institutit për studime të komunikimeve (IKS).

Filer theksoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë me partnerët në drejtim të zvogëlimit të hapësirës për dezinformata dhe narrativa të dëmshme.

“Jemi krenarë që së bashku me partnerët tanë nga IKS, punojmë së bashku në promovimin e gazetarisë faktike profesionale, si dhe në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në instituconet shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Britania e Madhe është partner i fuqishëm dhe afatgjatë i Maqedonisë së Veriut. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në drejtim të zvogëlimit të hapësirës për dezinformata dhe narrativa të dëmshme, si në dhënien e mbështetjes për institucionet, mediat dhe shoqërinë civile, me qëllim përforcimin e proceseve demokratike dhe mbështetjen e vlerave demokratike në vend”, tha ai.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se llogaridhënia dhe transparenca janë prioritet i Qeverisë.

“Këtu jemi të tregojmë se si Qeveri, llogaridhënia dhe transparenca janë prioritet i jonë dhe se do të vazhdojmë të funksionojmë. Normalisht tash gjashtë muaj funksionojmë si qeveri. Çdoherë përpiqemi të jemi sa më transparentë. Unë gjithmonë përpiqem t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve. Nuk ka pyetje të dëshiruara apo të padëshiruara. Sa herë që më kanë pyetur nuk i kam shmangur një teme të vetme. Sigurisht që ka vend për përmirësim, ka gjithmonë mundësi për të qenë më mirë. Por e vlerësoj se deri tani kemi treguar një cilësi tjetër që për ne nuk ka pyetje të tilla apo të atilla, media të tilla apo të atilla, tekstualisht, si Qeveri ne gjithmonë përpiqemi t’i japim përgjigje çdo pyetjeje dhe nga çdo media që vjen”, tha kryeministri.

Lidhur me pyetjen nëse Qeveria ka program konkret për informimin mediatik në shkolla, Mickoski tha se ky është proces, ku të gjitha aktorët do të duhet të punojnë në përgatitjen e ndonjë zgjidhje për këtë çështje.

“Ky është problem më thelbësor dhe nuk mund të zgjidhet brenda natës. Në periudhën e kaluar, unë si personazh publik, por edhe opinioni në përgjithësi, po përballemi me një stuhi mediatike nga informacionet. Shpesh ky informacion nuk është i vërtetë dhe jo vetëm i pavërtetë, por keqdashës, disa janë sulme ad hominem, konstruksione, disa janë vegla politike. Ky është një proces ku duhet mediumet, opinoni dhe nga ana tjetër Qeveria, pasi ajo është ajo që ka shumicë në dhomën ligjvënëse, të përgatisin ndonjë zgjidhje, por kjo të mos kuptohet si cenzurë ose diçka që mund t’i shkel të drejtat e njeriut, por të jetë diçka që do të jetë vegël demokratike, me të cilën mund t’i katalizojmë informatat e duhura për të arritur në kohën e duhur në vendin e duhur”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Perinski: Po shqyrtohet nisma për referendum për revokim të kryetarëve të komunave
Next Article 1.7 milionë euro ndihmë suedeze për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?