By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blinken: Armëpushimi në Liban po mbahet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Blinken: Armëpushimi në Liban po mbahet
Bota

Blinken: Armëpushimi në Liban po mbahet

admin
Last updated: 04/12/2024 16:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se armëpushimi në Liban po “mbahej” pavarësisht një sërë incidentesh midis Izraelit dhe militantëve të mbështetur nga Irani, Hezbollahut.

“Armëpushimi po mbahet dhe ne po përdorim mekanizmin që u krijua – në rastin e ndonjë shqetësimi për ndonjë shkelje të supozuar”, u tha Blinken gazetarëve pas takimit të NATO-s, në Bruksel.

Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu përballen me akuza se kanë shkelur armëpushimin – që hyri në fuqi të mërkurën e kaluar – për t’i dhënë fund një lufte që ka vrarë mijëra njerëz në Liban dhe ka shkaktuar shpërngulje masive nga të dyja palët.

“Unë mendoj se në thelb, të dyja palët, Izraeli dhe Hezbollahu, përmes qeverisë libaneze, donin dhe vazhdojnë të duan armëpushimin”, tha Blinken.

“Por, ne duhet të sigurohemi që të mbahet. Dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë”, shtoi ai.

Një komitet që përfshin Francën, paqeruajtësit e OKB-së, Izraelin, Libanin dhe i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ka për detyrë të mbajë komunikimin midis palëve të ndryshme dhe të sigurojë identifikimin e shkeljeve dhe trajtimin e tyre për të shmangur çdo përshkallëzim.

“Mekanizmi që kemi krijuar me Francën për t’u siguruar që armëpushimi të monitorohet dhe zbatohet në mënyrë efektive po funksionon – dhe ne duam të sigurohemi që ai të vazhdojë të funksionojë”, tha Blinken.

“Nëse ka shqetësime se njëra apo tjetra po shkel armëpushimin, ajo vjen tek ne dhe në një mënyrë apo tjetër angazhojmë palët. Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur”, shtoi ai.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia bastis shtëpinë e ish-komisionerit të BE-së pas dyshimeve për pastrim parash
Next Article Rutte: Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë NATO-n

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?