By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia bastis shtëpinë e ish-komisionerit të BE-së pas dyshimeve për pastrim parash
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Policia bastis shtëpinë e ish-komisionerit të BE-së pas dyshimeve për pastrim parash
Bota

Policia bastis shtëpinë e ish-komisionerit të BE-së pas dyshimeve për pastrim parash

admin
Last updated: 04/12/2024 16:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia në Belgjikë bastisi shtëpinë e ish-komisionerit evropian belg, Didier Reynders për shkak të dyshimeve për pastrim parash, raportoi e përditshmja belge “Le Soir”.

“Reynders, i cili shërbeu si ministër belg i Financave nga viti 1999 deri ne 2011 dhe si ministër i Jashtëm nga 2011-2019 – përpara se të merrte detyrën si Komisioner i Drejtësisë i BE-së në vitin 2019, u mor në pyetje nga policia dje pasdite pa u arrestuar”, sipas “Le Soir”.

Prokuroria e Brukselit konfirmoi se hetimi mbetet në vazhdim pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Reynders ka ende imunitet sipas ligjit belg, megjithëse mandati i tij si komisioner i BE-së përfundoi të shtunën – që do të thotë se ai mund të hetohet dhe të merret në pyetje, por jo të arrestohet”, raportoi “Le Soir”.

“Le Soir” dhe media investigative “Follow the Money” thanë se Reynders dyshohet se ka blerë të ashtuquajturat ‘bileta elektronike’ pjesërisht me para në dorë gjatë disa viteve – dhe se ka transferuar fitimet në llogarinë e tij private.

Nuk dihet se nga kanë ardhur paratë për blerjen e këtyre biletave.

Biletat elektronike janë kupona llotarie me vlerë nga 1 deri në 100 euro.

Shuma e blerë rezervohet në një llogari virtuale me lotarinë kombëtare belge për t’u përdorur për lojërat e fatit në internet dhe fitimet e mundshme mund të paguhen në llogari bankare private.

“Reynders ishte në krye të lotarisë kombëtare të Belgjikës si ministër i Financave, por periudha e hetuar nis pas mandatit të tij dhe zgjat të paktën deri në vitin e kaluar”, tha “Le Soir”.

Komisioni i Lojërave të Fatit në Belgjikë, paralajmëroi në faqen e tij të internetit se – lojërat e fatit shpesh përdoren për të pastruar para.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të paktën 4 047 të vrarë në luftën Izrael-Hezbollah
Next Article Blinken: Armëpushimi në Liban po mbahet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?