By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misajllovski në Tiranë: Suksesi i SHBA – Kartës së Adriatikut është dëshmi për përkushtimin e përbashkët në sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Misajllovski në Tiranë: Suksesi i SHBA – Kartës së Adriatikut është dëshmi për përkushtimin e përbashkët në sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale
Maqedoni

Misajllovski në Tiranë: Suksesi i SHBA – Kartës së Adriatikut është dëshmi për përkushtimin e përbashkët në sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale

admin
Last updated: 04/12/2024 16:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Diskutimet në takimin e ministrave të SHBA – Kartës së Adriatikut janë dëshmi për përkushtimin tonë të fuqishëm në avancimin e bashkëpunimit në siguri dhe promovimin e paqes, qëndrueshmërisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin tonë, porositi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski i cili merr pjesë në sesionet e punës në këtë takim në Tiranë.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski në sesionet e punës në takim ka theksuar se me rëndësi më të madhe për fuqizimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë rajonale është bashkëpunimi politik – ushtarak i vendeve të Ballkanit dhe përkushtimi i vendeve të Evropës Juglindore drejt proceseve të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Bashkëpunimi në kuadër të grupit A5, tha Misajllovski, është praktik dhe dërgon porosi të qartë se popujt tanë duan të jetojnë në paqe, siguri dhe qëndrueshmëri. SHBA – Kartën e Adriatikut e quajti forum të suksesshëm për konsultime mes vendeve me vlera të përbashkëta demokratike.

Misajllovski bëri thirrje për pragmatizëm në lidhje me mundësitë për aktivitete të përbashkëta, veçanërisht në trajtimin e kërcënimeve hibride dhe kibernetike, menaxhimin e krizave dhe përballjen me fatkeqësi të ndryshme natyrore. Lidhur me aktivitetet e ardhshme, ministri tregoi se vendet anëtare duhet të vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi, duke përmendur fusha si ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe mbrojtja kibernetike.

Nga Ministria potencojnë se Misajllovski bashkë me përfaqësuesit e tjerë të vendeve anëtare të A5 nënshkruan deklaratë të përbashkët pas takimit.

Siç është bërë e ditur, në margjinat e takimit të ministrave, Misajllovski sot pasdite do të ketë takime të ndara me homologun e tij shqiptar, ministrin Piro Vengu dhe me ndihmës sekretaren e mbrojtjes së SHBA-së për çështje të sigurisë ndërkombëtare, Seles Valander.

SHBA – Karta e Adriatikut u krijua nga Karta e Partneritetit midis vendit tonë, SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë në vitin 2003. Formati A-5 ekziston që nga viti 2009, kur Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina iu bashkuan Kartës. Vendet vëzhguese të A-5 janë Sllovenia, Kosova dhe Serbia. Qëllimi i kësaj nisme është qasje e përbashkët dhe e koordinuar për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të NATO-s, promovimin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe forcimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Andonovski në takim me udhëheqësit e USAID-it në Uashington
Next Article Deputeti Sulejmani mirëpriti zv.ambasadorin e Katarit, Saeed Al-Samikh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?