By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon thirrja e Bujar Osmanit për bashkëngjitje të protestës “ROJES SË GJUHËS. Eja edhe ti”! / Pjesëmarrja shumë e ulët dhe përkrahja qytetare pothuajse mungon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dështon thirrja e Bujar Osmanit për bashkëngjitje të protestës “ROJES SË GJUHËS. Eja edhe ti”! / Pjesëmarrja shumë e ulët dhe përkrahja qytetare pothuajse mungon
Maqedoni

Dështon thirrja e Bujar Osmanit për bashkëngjitje të protestës “ROJES SË GJUHËS. Eja edhe ti”! / Pjesëmarrja shumë e ulët dhe përkrahja qytetare pothuajse mungon

admin
Last updated: 08/12/2024 23:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 dhjetor – Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se edhe ai është paraqitur si pjesë e rojës për gjuhën shqipe. Osmani ka ftuar gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative. “Edhe unë u paraqita si pjesë e ROJES SË GJUHËS. Eja edhe ti!“, ka shkruar Bujar Osmani.

Por disa media në vend kanë shkruar se përpjekjet e BDI-së për të organizuar një protestë masive para Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se po mbrojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duket se po hasin në dështim. Edhe pse kanë ngritur tenda dhe kanë tentuar të krijojnë një atmosferë rezistence, pjesëmarrja është shumë e ulët dhe përkrahja qytetare pothuajse mungon.

Shumë qytetarë e shohin këtë protestë si një akt të dëshpëruar të një partie që kërkon të shmangë përgjegjësinë për aferat korruptive dhe keqpërdorimet ndër vite. Kritikat janë shtuar ndaj BDI-së, me akuzat se kjo protestë nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen e gjuhës shqipe, por është një përpjekje për të ruajtur interesat personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia.

Pavarësisht tentativave për ta paraqitur këtë si një çështje kombëtare, qytetarët duket se janë të lodhur nga përdorimi i temave të ndjeshme për përfitime politike. Shqiptarët vlerësojnë se i mbron Kushtetuta pasi që janë autokton dhe shtetformues, dhe se nuk ka nevojë për spektakle të tilla politike.

Protesta e sotme është një dëshmi e humbjes së besimit të qytetarëve te BDI, ndërsa zëri i përgjegjësisë dhe drejtësisë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Analisti Qenan Aliu: Gjuha shqipe mbrohet në Kuvend e Qeveri, dhe jo në Tenda
Next Article Ligji Gjuhës / Pajaziti: BDi si parti që kishte pushtet 20 vjeçar është bashkëpërgjegjëse e situatës së krijuar që la shumë çështje e ligje të padefinuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?