By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
MaqedoniTOP LAJM

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

admin
Last updated: 12/08/2026 21:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht Zhurnal.mk – Situata me zjarret në vende të hapura sot është përkeqësuar ndjeshëm. Këtë pasdite patëm të paktën 21 zjarre në vende të hapura, shumica e të cilave për momentin janë aktive, thekson drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.

Ai veçoi zjarrin në territorin e komunës së Makedonski Brodit në vendin e quajtur Vidush pranë fshatit Dragovë si një nga zjarret në terren vështirë për t’u shuar.

“Nesër në mëngjes po dërgojmë një modul të DMSH-së të përbërë nga zjarrfikës vullnetarë që kanë trajnim të posaçëm për shuarjen e zjarreve në pyje”, deklaroi Angellovi dhe shtoi se zjarri nuk ka prekur pyll cilësor, por digjet një zonë shkëmbore me shkurre, gjemba dhe bar të thatë në terren që është jashtëzakonisht i vështirë për t’u lëvizur.

Siç tha ai, ka edhe zjarre të rënda në territorin e komunës së Studeniçanit mbi fshatin Moranë, ku po operojnë tre “er- traktorë” dhe janë ende në terren. Në vendin e ngjarjes janë poashtu zjarrfikësit e Shkupit me mbështetjen e katër ekipeve të DMSH-së me pizgauerë.

“Zjarr aktiv ka në territorin e komunës së Zelenikovës mbi fshatin Strahojadicë, ku para disa vitesh pati një zjarr të madh, ka edhe një zjarr aktiv. Gjithashtu kemi zjarr të madh në komunën e Kërçovës mbi fshatin Manastirsko dollnenci i cili paraqet kërcënim për manastirin lokal. Besoj se zjarrfikësit vendas do të arrijnë ta parandalojnë përhapjen e zjarrit në manastir. Nesër në mëngjes do të dërgojmë informacione shtesë”, theksoi Angellovi.

Ai theksoi se situata në Rajonin e Pollogut është gjithashtu shumë e keqe, ku siç tha ai, “ka informacione për disa zjarre të ndezura qëllimisht”.

“Një nga zjarret ndodhet në territorin e komunës së Jegunocës në zonën e fshatit Kopanicë, ku digjen pyje dhe bimësi të ulëta. I dyti është në territorin e komunës së Tetovës në zonën e fshatit Xhepçishtë ku digjet bimësi e ulët. I treti është në territorin e komunës së Tearcës në zonën e fshatit Përshevcë ku digjet bimësi e ulët. I katërti është në fshatin Çiflik të komunës së Zhelinës ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të përziera”, ka thënë Angellovi.

Zjarre aktive, shtoi ai, ka edhe në territorin e komunës së Prilepit pranë fshatit Topollçan, ku digjet bimësi e ulët dhe e lartë, në territorin e komunës së Novacit pranë fshatit Makovë, në territorin e komunës së Shtipit pranë fshatit Vërsakovë dhe territorin e komunës së Manastirit pranë fshatit Dragosh.

“Ka edhe zjarre tjera aktive. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Temperaturat janë të larta, lagështia e ajrit është e ulët, që do të thotë se plotësohen të gjitha kushtet për të pasur zjarre. Fatkeqësisht, kemi si qytetarë të pakujdesshëm, ashtu edhe qytetarë keqdashës që detektohen gjatë ditës që do të thotë se më shumë zjarre shkaktohen nga disa qytetarë keqdashës”, tha Angellovi.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Gjendet fëmija 4-vjeçar nga Maqedonia që humbi në Golem

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Next Article Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete
Gjiganti turk ofron 45 milionë euro për Martinellin
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?