By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti mirëpriti pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti mirëpriti pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”
Maqedoni

Kurti mirëpriti pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”

admin
Last updated: 10/12/2024 15:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mirëpriti sot në ndërtesën e qeverisë pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që po mbahet në Prishtinë nga data 9-12 dhjetor.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë bashkëbisedimit në lidhje me forumit dhe temat që forumi trajton, Kurti foli për rëndësinë e diasporës për vendin tonë dhe nënvizoi disa nga karakteristikat e diasporës sonë që e bëjnë atë pjesë integrale e zhvillimit të vendit.

“Ndër to u veçua, motivimi i lartë dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës, shkathtësitë, ekspertizën dhe rrjeti i kontakteve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe vullnetin dhe gatishmërinë për të investuar dhe kontribuar në vend në të gjitha fushat.

Ai gjithashtu i njoftoi mysafirët me rezultatet e qeverisjes në rrafshin ekonomik dhe demokratik, ku edhe diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm, dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në Forumin ‘Ulpiana’, duke u uruar diskutime produktive përgjatë sesioneve dhe prezantimeve në këto tre ditë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, njoftimit forumi “Ulpiana”, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovative për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politikë, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme.

Në edicionin e dytë të këtij forumi ka pjesëmarrës dhe prezantime nga mbi 30 vende të botës dhe një gamë e gjerë profilesh. 

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mandati i Xhaçkës, Spiropali: Qëndrimi ynë kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit
Next Article Terras takohet me përfaqësues politik të komunitetit serb në veri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?