By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lansohet projekti i Qeverisjes Digjitale, Kurti: Nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lansohet projekti i Qeverisjes Digjitale, Kurti: Nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike
Maqedoni

Lansohet projekti i Qeverisjes Digjitale, Kurti: Nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike

admin
Last updated: 12/12/2024 10:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbi 18 milionë euro është kostoja e Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve, i financuar nga Banka Botërore, i cili synon të rrisë cilësinë, qasjen dhe efikasitetin e shërbimeve administrative publike në Kosovë përmes transformimit digjital, raporton Ekonomia Online.

Në lansimin e sotëm, u tha se projekti paraqet një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të modernizimit të qeverisjes dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Kjo ngjarje lansuese shënon fillimin zyrtar të zbatimit të projektit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo nismë me buxhet prej 18 milionë eurosh synon që t’i jap jo vetëm shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por krijon sipas tij qasjen në administratën publike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve të cilën po e emërtojmë si ‘Kosova digjitale’ është nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike dhe për të ndërtuar një qeveri të fuqizuar për qytetarët tanë. ‘Kosova digjitale’ është më shumë se një projekt, është vizion dhe synim i yni bashkërisht. Kjo nismë me buxhet prej 18 milionë eurosh synon që t’i jap jo vetëm shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu krijon qasjen në administratën publike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky projekt është përafruar në mënyrë strategjike me agjendën digjitale Kosova 2030.

“Ky projekt është i rëndësishëm dhe është mundësuar falë mbështetjes së Bankës Botërore. Ky projekt është i rëndësishëm se shënon një pikë kthese drejt transformimit digjital, duke hapur rrugë drejt një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët dhe krijon një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Kjo është pjesë përbërëse e projektit tonë kombëtar për një Kosovë digjitale më të avancuar. Projekti do të zbatojë pjesë kyçe të strategjisë së i-qeverisjes dhe është e përafruar në mënyrë strategjike me agjendën digjitale Kosova 2030”, u shpreh Sveçla.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prishet miqësia mes Vesa Vllasaliut dhe Azem Gagicës
Next Article Zhurnal sjellë pesë masat emergjente që duhet të merren për shpëtimin e arsimit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?