By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vizer” fillon me shitje të biletave për linjat e reja ajrore për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > “Vizer” fillon me shitje të biletave për linjat e reja ajrore për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart
EkonomiMaqedoni

“Vizer” fillon me shitje të biletave për linjat e reja ajrore për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart

admin
Last updated: 17/12/2024 16:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Linja ajrore “Vizer” njoftoi sot se fillon me shitjen e biletave për tri linjat e reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart.

“Si TAV Aeroporte, ne jemi të kënaqur të njoftojmë kthimin e Barcelonës si destinacion pushimi nga Aeroporti i Shkupit nga 3 maj 2025, i operuar nga Vizer, veçanërisht pasi ishte linja më e preferuar nga pasagjerët tanë. Përveç Barcelonës, vitin e ardhshëm Vizer do të vendos edhe Lionin dhe Shtutgartin si destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit, që do të jetë një avantazh për të gjithë pasi me këtë zgjeron rrjetin e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, hartën e linjave ajrore të Vizer si dhe opsionet për udhëtime për çdo aventurier. Përmes këtij zgjerimi të rrjetit të linjave ajrore, ne presim dhe synojmë të ofrojmë më shumë rehati dhe të përmirësojmë lidhjen për pasagjerët tanë me botën, thotë drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.

Rezervimet për tre destinacionet e reja të disponueshme nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë të hapura nga sot. Fluturimet fillojnë nga 3 maji i vitit të ardhshëm për në Barcelonë dhe do të ketë fluturime çdo të martë dhe të shtunë, më 1 maj fillojnë fluturimet për në Lion çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, ndërsa fluturimet për në Shtutgart do të fillojnë më 29 shtator tre herë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten.

Fluturimet drejt destinacioneve të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mund të rezervohen në faqen zyrtare të Vizer dhe përmes aplikacionit celular të kompanisë ajrore.

Çmimet bazë fillojnë nga vetëm 24,99 euro për Shtutgartin dhe 29,99 euro për Lion. Fluturimet nga Shkupi në Barcelonë janë të disponueshme me çmime nga 31,99 euro. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Papa Françesku zbulon dy tentativa për vrasjen e tij gjatë vizitës në Irak
Next Article Seksioni i aktiviteteve të zbatuara të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” në 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?