By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski dhe Dimovski ende po hetohen nëse kanë lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski dhe Dimovski ende po hetohen nëse kanë lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”
MaqedoniTOP LAJM

Kovaçevski dhe Dimovski ende po hetohen nëse kanë lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”

admin
Last updated: 17/12/2024 16:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Prokuroria Themelore Publike ka sqaruar hetimet për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilën fillimisht u tha se të dyshuar janë tetë persona, për të cilët prej gjashtë prej tyre u konfirmuan hetimet, në mesin e të cilëve Artan Grubi dhe Përparim Bajrami.

Nga Prokuroria thonë se për momentin hetimet janë koncentruar në ata gjashtë persona, për të cilët për katër prej tyre propozuan masa kujdesi, ndërsa për Grubin dhe Bajramin masën e paraburgimit.

Prokuroria pa i përmendur me emra, njoftoi se ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Metodija Dimovski, nuk janë përfshirë në hetimet për rastin “Lotaria Shtetërore”, megjithatë as nuk janë hedhur poshtë kallëzimet ndaj tyre që janë dorëzuar nga Policia Financiare dhe MPB.

“Prokuroria Publike tashmë ka raportuar se kallëzimet penale ndaj personave të përmendur nuk janë hudhur. Në këtë rast, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka vepruar sipas kallëzimeve penale të parashtruara si nga Ministria e Punëve të Brendshme ashtu edhe nga Drejtoria e Policisë Financiare. Pas të gjitha veprimeve të deritanishme të ndërmarra nga të gjitha institucionet kompetente në rastin konkret, janë siguruar prova që nxjerrin në pah dyshimin e bazuar se gjashtë personat e përmendur kanë ndërmarrë veprime që plotësojnë karakteristikat e veprave penale për të cilat është iniciuar procedurë. Kontrollet vazhdojnë për pjesën tjetër të pretendimeve nga raportimet. Vërejmë se dy personat që ju përmendni janë kallëzuar për një periudhë krejtësisht të ndryshme kohore dhe për veprime të tjera dhe në seancën e datës 06.06.2023, kur vendimi i përmendur ishte në rend dite, kryesoi vetëm i dyshuari aktual”, njoftoi Prokuroria.

Konfuzioni në opinion ka lindur për shkak se Kovaçevski dhe Dimovski janë përfshirë në kallëzimin penal të MPB-së, ku janë paraqitur gjithsej 8 persona, por nga prokuroria e Shkupit kanë njoftuar se hetimi është hapur për gjashtë persona. Kjo do të thotë se hetimet për Kovaçevskin dhe Dimovskin vazhdojnë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krasniqi pret në takim Ali Ahmetin: Ritheksuam përkushtimin tonë për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian
Next Article Prokuroria synon t’i thërras tre dëshmitarë në rastin Thaçi, Smakaj, Kuçi e të tjerët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?