By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policët t’i paralajmërojnë qytetarët për letërnjoftimet e vjetra nëse kanë afat, thotë Toshkovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Policët t’i paralajmërojnë qytetarët për letërnjoftimet e vjetra nëse kanë afat, thotë Toshkovski
Maqedoni

Policët t’i paralajmërojnë qytetarët për letërnjoftimet e vjetra nëse kanë afat, thotë Toshkovski

admin
Last updated: 10/01/2025 13:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 10 janar – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot nga Grupçini i Tetovës njoftoi se një numër i madh i dokumenteve personale janë ndryshuar me emrin e ri kushtetues, por kërkoi nga policia që vetëm t’i paralajmërojë ata që nuk e kanë bërë këtë deri më tani. Sipas Toshkovskit, qytetarët nuk duhet të dëmtohen nga politikat e gabuara të pushtetit të kaluar.

“Një numër i madh i patentë shoferëve tashmë janë ndërruar, një herë kam bërë thirrje publike për të gjithë policët, se nuk duhet të dënohen qytetarët e Maqedonisë sepse në të kaluarën ka pasur politikanë që nuk e kanë dashur vendin e tyre. U bëj thirrje që të zbatojnë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me paralajmërimet dhe duke vënë në dukje të gjithë ata që, le të themi, gjatë kësaj periudhe të adaptueshme do të gjenden me patentë shofer që është e vlefshme brenda afatit, por që nuk është në përputhje me dispozitat e ligji. Nëpunësit policor duhet ta kenë parasysh gjatë veprimit, dipozitat të cilat janë të përcaktuara me ligj në pjesën për paralajmërim dhe informim janë me qëllim që mos të transferohet kjo pakujdesi dhe mosdashuri ndaj vendit ë tyre nga aspekti i gjithçkaje që do të thotë se qytetarët e paguajnë çmimin”, tha Toshkovski nga departamenti i policisë në Grupçin, ku është hapur zyra e re për shërbime administrative.

Ai tha se letërnjoftimet e vjetra nuk kanë nevojë të ndërrohen nëse kanë afat. Me ato mund të kalohet edhe kufiri shtetëror.

“Në bazë të letërnjoftimit të vlefshëm, është absolutisht e mundur që të dalin nga territori i Maqedonisë në kuadër të atyre vendeve me të cilat kemi lidhur marrëveshje dypalëshe në mënyrë që ata të dalin dhe të hyjnë me letërnjoftim të vlefshëm. Letërnjoftimi i vlefshëm mund të bëhet i papërdorshëm vetëm nëse shteti e përcakton këtë në përputhje me ligj ose akt tjetër. Aktualisht nuk ka një akt të tillë në Maqedoni. Të gjitha letërnjoftimet që janë të vlefshme në periudhën e lëshimit të tyre do të mund të përdoren me të gjitha shtetet me të cilat kemi marrëveshje”, tha Toshkovski.

Ministri vlerësoi se një numër i madh i pasaportave janë lëshuar në përputhje me emrin e ri kushtetues, se nuk ka turma, ndërsa procedurat po zhvillohen pa probleme të mëdha.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM nuk do t’i mbështesë dhe nuk do t’i votojë interpelancat
Next Article RMV, aktakuza për 16 doganierët dhe policët që merrnin ryshfet, për dy persona është ndërprerë procedura

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?