By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: RMV, aktakuza për 16 doganierët dhe policët që merrnin ryshfet, për dy persona është ndërprerë procedura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > RMV, aktakuza për 16 doganierët dhe policët që merrnin ryshfet, për dy persona është ndërprerë procedura
MaqedoniTOP LAJM

RMV, aktakuza për 16 doganierët dhe policët që merrnin ryshfet, për dy persona është ndërprerë procedura

admin
Last updated: 10/01/2025 15:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – Pas procedurës hetimore të zhvilluar në rastin me emrin e koduar Vendkalimi, prokurori publik kompetent nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, sot në Gjykatën Penale Themelore Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 14 personave dhe propozim aktakuzë kundër dy personave, transmeton Portalb.mk.

Sipas pretendimeve të aktakuzës, 13 doganierë, njëri prej të cilëve është pensionist dhe polic, akuzohen se si bashkëkryerës kanë kryer veprën e zgjatur penale të marrjes së ryshfetit, e dënueshme nga neni 357 i Kodit Penal. Nëntë nga të pandehurit kanë kryer edhe veprën e zgjatur penale të Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Një person, përveç dy krimeve të lartpërmendura, akuzohet edhe për veprën e prodhimit, mbajtjes, ndërmjetësimit dhe tregtisë së paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse.

Dy doganierët ndaj të cilëve është ngritur aktakuza akuzohen se kanë kryer vepër penale si bashkëkryerës të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal.

“Për të gjithë të akuzuarit për veprën e marrjes së ryshfetit, prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet e nenit 38-b të K.Penal dhe i propozon gjykatës caktimin e dënimit ndaj tyre – Ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, e cila do t’u ndalojë personave të kryejnë detyrën e zyrtarit në organin e administratës shtetërore, përkatësisht ministrinë, organin tjetër të administratës shtetërore si organ i pavarur i administratës shtetërore ose organe në kuadër të ministrive ose organizatës administrative si dhe në organe të tjera shtetërore. Prokurori në fjalë ka paraqitur në gjykatë edhe propozimin për konfiskimin e dobisë pasurore të përfituar nga vepra penale dhe të gjetura gjatë bastisjes edhe atë: 51.885 euro, 663.210,00 denarë, 4.860 franga zvicerane, 530 dollarë amerikanë, 20 paund britanik, 200 hryvnia ukrainase, 102 leva bullgare dhe 100 lira turke, si dhe 36 paketa cigare”, thonë nga Prokuroria.

Njëkohësisht, për mbarëvajtjen e procedurës, së bashku me aktakuzën është paraqitur propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave për shkak të rrethanave të pandryshuara në bazë të të cilave paraprakisht ishte caktuar masa.

Procedura hetimore është hapur në tetor të vitit të kaluar kur një aksion policor është kryer me emrin e koduar “Vendkalimi” për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit në njësitë doganore Novosellë dhe Dojran, në periudhën kohore prej datës 21.03.2023 deri më 15.10. 2024, kanë kryer me paramendim më shumë veprime që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit akt. Duke përfituar nga të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, gjatë kontrollit doganor të mallrave të importuara në vend nëpërmjet pikave kufitare, ata drejtpërdrejt kanë kërkuar dhe kanë marrë para për vete nga transportuesit e mallit në shumën 20, 50, 70, 100 dhe 150 euro, për të mos kryer një veprim zyrtar që duhej të kryenin. Me mos llogaritjen dhe vjeljen e detyrimeve të importit, në pajtim me Ligjin për Drejtorinë doganore, Aktvendimin për zbatimin e Ligjit doganor dhe Ligjin për tarifën doganore, mallrat e importuara i kanë lëshuar në qarkullim të lirë, me qëllim të sigurimit të përfitim pasuror për veten dhe transportuesit dhe në dëm të fondeve të Buxhetit të RMV-së në shumën e detyrimeve doganore të importit të papaguara. Në të njëjtën kohë, ryshfetin e marrë e kanë ndarë mes tyre.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policët t’i paralajmërojnë qytetarët për letërnjoftimet e vjetra nëse kanë afat, thotë Toshkovski
Next Article Rrahje mes një inspektori dhe kryeshefi të policisë në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?