By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anëtarët e KQZ-së hedhin dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anëtarët e KQZ-së hedhin dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër
Maqedoni

Anëtarët e KQZ-së hedhin dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër

admin
Last updated: 10/01/2025 15:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit përmes postës nga diaspora, duke paralajmëruar rrezikun e manipulimit dhe shkeljeve ligjore që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai para anëtareve të KQZ-së ka lëshuar një video që është shpërndarë në rrjete sociale, ku u bëhet thirrje atyre që janë regjistruar që të votojnë me postë, që të marrin ndihmë sesi të votohet.

Mirëpo sipas tij, ndihma po u jepet në zyre të partive apo vendvotime të improvizuara.

Gashi e ka quajtur këtë të kundërligjshme dhe ka kërkuar që Prokuroria e shtetit të hetojë këto raste. Ai shtoi se votimi përmes postës duhet të jetë individual dhe çdo ndërhyrje apo ndihmë që ndikon te votuesi bie ndesh me ligjin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Më duhet ta ngris një shqetësim se në janar ka filluar procesi i votimit në diasporë dhe e dimë që ky proces është vështirë i monitoruar nga ne, sepse është e pamundur që të kemi njerëz për ta përcjellë pjesën e votimit përmes postës. Ka tendencë të hapur publike për t’u manipuluar procesi në disa raste të fillimit të procesit të diasporës”.

“Dje kam pranuar nga rrjetet sociale video, të cilët i ftojnë votuesit përmes postës që t’u ndihmojnë që të votojnë. Këto janë tendenca për ta kontaminuar këtë proces. Nuk lejohet improvizim i votimeve nëpër kafiteri, zyra të partive. Ekziston rrezik që persona që japin ndihmë në këto vendvotime të improvizuara mund të kenë ndikim në votim. Së treti, votimi i postës duhet të jetë individual. Këto janë vepra penale. Nuk guxojnë praktika të tilla të instalohen. I bëj thirrje Prokurorisë së shtetit që të marrë masa”, ka thënë Gashi.

Anëtari i VV-së në KQZ Sami Kurteshi, tha se çështja e ngritur nga Gashi nuk është për t’u shqetësuar.

Sipas tij, është e lejuar që partitë t’i bindin votuesit që të votojnë një parti të caktuar, por që nuk është e lejuar që dikush të votoj për dikë.

“Nuk është shqetësim, është shqetësim i një natyre tjetër. Por, gjithkush e ka obligim që t’i ndihmojë deri në momentin që nuk shkruan me dorën e vetë në votën e tij. Kolegu do të shpërndaj një skepticizëm, një dyshim te njerëzit që askush askujt të mos i ndihmoj”, ka thënë ai.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se KQZ-ja ka kryer një punë të shkëlqyeshme duke njoftuar diasporën se si duhet të votohet, e sipas tij, videot e shpërndara në rrjete sociale për ndihmë për votuesit me postë nuk janë në rregull.

“Ky institucion i yni e ka kryere punën në mënyrë të shkëlqyeshëm. Pjesët tjera edhe ndihmat se hajdeni këtu se na u orientojmë s si. Asistim në grup është ai. Unë konsideroj që nuk është në rregull”, ka thënë ai, raporton EO.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu: Kryeprokurori e di cili kryeministër është intervistuar në zyrën e tij, por nuk po flet
Next Article Ç’është dialogu strategjik që pritet të finalizohet me marrëveshje mes Kosovës dhe SHBA-së?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?