By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëshohet në përdorim pjesa e rrugës Gradsko – Drenovë, pjesë e rrugës eksprese Gradsko – Farish
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lëshohet në përdorim pjesa e rrugës Gradsko – Drenovë, pjesë e rrugës eksprese Gradsko – Farish
Maqedoni

Lëshohet në përdorim pjesa e rrugës Gradsko – Drenovë, pjesë e rrugës eksprese Gradsko – Farish

admin
Last updated: 14/01/2025 14:47
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Rosoman, 14 janar – Lëshohet në përdorim rruga Gradsko – Drenovë, pjesë e e rrugës eksprese Gradsko – Farish, në gjatësi prej 15,5 kilometrave. Vlera e projektit është 37.500.000 euro, prej të cilave 26.700.000 euro janë siguruar përmes IPA fondeve dhe 10.600.000 euro nga Buxheti. Gjerësia e rrugës është 12,40 metra, ka tre kryqëzime, në Gradsko, Rosoman dhe Drenovë.

“Rruga eksprese, e cila është pjesë e Korridorit 10, paraqet më shumë se 15 kilometra infrastrukturë bashkëkohore. U financua përmes grantit të BE-së me vlerë prej mbi 35 milionë euro, krahas bashkëfinancimit kombëtar, kjo rrugë eksprese do të sjellë përfitime të dukshme edhe për qytetarët dhe bizneset, udhëtim më të shpejtë dhe më të sigurt, si dhe qasje më të mirë deri te pjesët tjera të këtij korridori vital, që kalon në gjashtë vende, nga Austria deri në Greqi, duke i lidhur anëtaret e tashme dhe të ardhshme të BE-së, duke e lidhur vendin me botën”, tha euroambasadori, Mihales Rokas.

Çdo kilometër të kësaj rruge, tha Rokas, kontribuon ndaj ambicjes së vendit për ta përforcuar lidhjen e vet të brendshme dhe rajonale.

“Korridori 10 e përforcon pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut si një qendër kryesore transitore në Evropën Juglindore. Kjo rrugë eksprese është pjesë kritike e rrjetit më të gjerë të transportit trans-evropian, duke na lidhur me njëri-tjetrin, si fqinjë dhe si partnerë”, tha Rokas.

Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, kjo pjesë e rrugës shënon një fillim të ri për zhvillimin e Maqedonisë Qendrore dhe Jugperëndimore, duke e lidhur Prilepin, Manastirin dhe Pellagoninë.

“Korridoret 8 dhe 10, si dhe 10e, janë strategjikë për Maqedoninë, duke e bërë atë një udhëkryq në Ballkan dhe për këtë arsye ne kemi një fokus të fortë t’i modernizojmë, në një nivel me çka do të japim kontribut rajonal në lidhjen infrastrukturore”, theksoi Mickoski. .

Ai bëri me dije se faza e dytë Drenovë-Farish deri në Prilep është nga fundi, ndërsa intensivisht po punohet edhe në projektin për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir, e gjatë rreth 40 kilometra.

“Ai do të përfundonte në vitin 2027. Në atë kohë pritet të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan-Kërçovë, me ç’rast intensivisht do të punohet edhe në rrugën Tetovë-Gostivar, e cila do të bëhet autostradë. Dëshiroj të informoj se vitin e ardhshëm, në vitin 2026, pres që të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, e cila ishte plotësisht në ngecje për shkak të bllokadave nga qeveria e kaluar”, tha kryeministri.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se nuk janë zgjidhur pjerrësitë dhe kanë munguar rreth 13 milionë euro për të përfunduar realizimin e kësaj rruge eksprese.

“Realizuesi po përgatitej për arbitrazh, janë ndërmarrë hapat e parë. Punëtorët u tërhoqën. Shkaku ishte qeveria e mëparshme, e cila për një vit e gjysmë refuzoi të nënshkruante dy shtesa që ishin dakorduar së bashku me Delegacionin evropian dhe nuk donte të formonte një komision për zbatimin e tyre. Qeveria e re formoi komisionin për vetëm një muaj, në korrik, në gusht punohej për përmbajtjen e këtyre dy anekseve dhe më 12 shtator u zgjidhën problemet. Prej atëherë e deri në Vitin e Ri, është punuar këtu”, tha Nikolloski.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, tha se procedura për ndërtimin e kësaj rruge eksprese ka filluar në vitin 2012/13 me projektimin dhe përzgjedhjen e realizuesve.

“Kjo rrugë apo ky Korridor që është pjesë e Korridorit 10D është me rëndësi të madhe për Maqedoninë Qendrore dhe Jugperëndimore, sepse lidh Prilepin, Manastirin, Resnjën, Ohrin, madje edhe kufirin me Republikën e Greqisë. Kjo rrugë do të mundësojë lëvizje shumë më të shpejtë, më të sigurt dhe më komode. Do ta plotësojmë po ashtu edhe me zhvillimin e kësaj pjese të Maqedonisë”, shtoi Trajanovski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Walker dokumenton në libër masakrën e Reçakut, Kurti: Dëshmi e krimeve të luftës
Next Article VMRO-DPMNE: Ilire Dauti nuk ka kredibilitet moral për të udhëhequr komisionit parlamentar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?