By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska – Ludva: Janë dakorduar dy nisma për mbajtje të mbledhjes së përbashkët të ministrave nga të dyja vendet dhe linjë direkte ajrore Shkup – Pragë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bozhinovska – Ludva: Janë dakorduar dy nisma për mbajtje të mbledhjes së përbashkët të ministrave nga të dyja vendet dhe linjë direkte ajrore Shkup – Pragë
Maqedoni

Bozhinovska – Ludva: Janë dakorduar dy nisma për mbajtje të mbledhjes së përbashkët të ministrave nga të dyja vendet dhe linjë direkte ajrore Shkup – Pragë

admin
Last updated: 14/01/2025 18:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 janar – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot ka realizuar takim me ambasadorin e Çekisë në Maqedoni, Jarosllav Ludva, i shoqëruar nga udhëheqësi i departamentit ekonomik – konsullor, Kvetosllav Sulek.

Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale njoftuan se në takim përveç që është biseduar për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në sferën e energjetikës, ishin dakorduar edhe aktivitete konkrete për realizimin e dy nismave të ministres Bozhinovska edhe atë për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të ministrave nga të dyja vendet nga më shumë dikastere, me qëllim të përparimit të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe nisma për vendosje të linjës direkte Shkup – Pragë.

“Ministrja Bozhinovska dhe ambasadori Ludva, do të angazhohen që në mbledhje të nënshkruhen edhe memorandume për bashkëpunim në shumë sfera dhe të shqyrtohen edhe aktivitetet konkrete për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe energjetike. Gjithashtu, propozohet që në delegacion të përfshihen edhe përfaqësues të bashkësisë maqedonase të biznesit me qëllim të vendosjes së partneritetet me kompanitë çeke”, bëhet e ditur në kumtesë.

Ministrja Bozhinovska në takim e ka theksuar rëndësinë e lidhjes së drejtpërdrejtë mes të dyja vendeve dhe ka paralajmëruar se është e kënaqur që nisma e saj për linjë direkte ajrore me Pragën, ka marrë mbështetje të fuqishme nga ambasadori i cili është angazhuar për realizim të saj.

“Veçanërisht më kënaq që ambasadori i Çekisë në Maqedoni, z. Ludva e mbështeti nismën time për linjë direkte ajrore Shkup-Pragë. Me përpjekje të përbashkëta kemi arritur ta vëmë këtë ide në rrugën e realizimit dhe në muajt në vijim do të krijohet një shërbim i rregullt ajror, i cili do të kontribuojë në lehtësimin e bashkëpunimit në tregti, biznes dhe shkëmbim kulturor. Me këtë po vendosim themele të reja për partneritete dhe investime”, deklaroi Bozhinovska.

Bozhinovska dhe Ludva kanë informuar se përveç linjës direkte ajrore Shkup – Pragë shqyrtohet edhe mundësia për vendosje edhe të linjës sezonale Pragë – Ohër, me qëllim stimulimin e lidhjeve turistike dhe promovim të Ohrit si destinacion me interes për turistët çekë.

Ky takim, shtohet në kumtesë, përfaqëson hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe dhe hapjen e perspektivave të reja për bashkëpunim mes Çekisë dhe Maqedonisë, që është në interes për qytetarët dhe ekonomitë e të dyja vendeve.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sajkovski thotë se pret veprime nga grupet parlamentare rreth çështjes me interpelancën e Dautit
Next Article 20% më shumë pacientë në Ortopedinë e Tetovës, komuna thotë se trotuaret po pastrohen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?