By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prezantuesja e famshme Wendy Williams që u diagnostikua me demencë frontotemporale thyen heshtjen: Po më kontrollojnë vazhdimisht, jam si në burg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Prezantuesja e famshme Wendy Williams që u diagnostikua me demencë frontotemporale thyen heshtjen: Po më kontrollojnë vazhdimisht, jam si në burg
Showbizz

Prezantuesja e famshme Wendy Williams që u diagnostikua me demencë frontotemporale thyen heshtjen: Po më kontrollojnë vazhdimisht, jam si në burg

admin
Last updated: 17/01/2025 10:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prezantuesja e njohur amerikane, Wendy Williams (60 vjeçe), ka folur mes lotësh për gjendjen e saj shëndetësore dhe kujdestarinë e detyruar në një intervistë të rrallë. Ajo i është drejtuar mikut të saj të vjetër, Don Lemon, në podkastin e tij, për të hedhur dritë mbi spekulimet lidhur me paaftësinë e saj të pretenduar.

“Jeta ime është bërë qesharake. Kam tre vite nën kujdestari. Për tre vite jam izoluar nga çdo gjë. Ndihem sikur jam në burg. Nuk mund të dal jashtë. E vetmja gjë që mund të bëj është të shikoj nga dritarja”, ka thënë Williams.

Kur Lemon e pyeti për gjendjen e saj shëndetësore, ai përmendi deklaratat e kujdestares së saj, Sabrina E. Morrissey, e cila kishte pohuar se Williams është “përherë e paaftë dhe vuan nga demenca”. Ky koment e shqetësoi dukshëm Williams, e cila shtoi: “Nuk e di se sa mund të flas pa u ndëshkuar”.

Ajo gjithashtu shprehu frikën e saj: “Nuk do të mund të takoj babanë tim, nuk do të mund të bëj asgjë. Do të mbetem e mbyllur në këtë ‘burg’ për pjesën tjetër të jetës, nëse flas shumë për kujdestarinë time”. Kujdestaria, e cila u vendos në maj të vitit 2022, ka bërë që familja e saj të mos ketë informacione për vendndodhjen e saj, sipas raportimeve të New York Post.

Williams e bëri të qartë se nuk është aspak e kënaqur me situatën aktuale. “Nuk jam mirë. Jeta ime është kaos. Kjo situatë me kujdestarinë është… ju lutem, më dëgjoni, jam e izoluar. Ndihem si në burg, sikur po përpiqen të kontrollojnë gjithçka që bëj”, tha ajo.

Foto: EPA/Profimedia

Në një paraqitje tjetër të enjten në emisionin “The Breakfast Club”, Williams ndau detaje tronditëse për situatën e saj. Ajo pretendoi se është e “burgosur” në një qendër për të moshuarit në New York, pa qasje në telefon ose laptop, duke e cilësuar situatën si “abuzim emocional”.

Në vitin 2023, Wendy Williams u diagnostikua me demencën frontotemporale dhe afazi. Kujdestarja e saj, Sabrina E. Morrissey, deklaroi në fund të vitit të kaluar se gjendja e saj është përkeqësuar, ndërsa avokatët e Wendy-t konfirmuan se ajo është shpallur person me paaftësi të përhershme kognitive.

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vendoset gur themeli i shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, Nagavci: Do të ketë kushte të mira për nxënësit
Next Article Japonia inauguron misionin e ri të pavarur në NATO, kërkohet forcimi i bashkëpunimit përballë kërcënimeve globale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?