By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendoset gur themeli i shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, Nagavci: Do të ketë kushte të mira për nxënësit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vendoset gur themeli i shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, Nagavci: Do të ketë kushte të mira për nxënësit
Maqedoni

Vendoset gur themeli i shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, Nagavci: Do të ketë kushte të mira për nxënësit

admin
Last updated: 17/01/2025 10:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vendosur sot gur themelin për ndërtimin e shkollës në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Nagavci ka thënë se kjo shkollë do të ketë një hapësirë mbi 6000 metra katror, me standardet me të duhura bashkëkohore, e që sipas saj do të ofroj kushte të mira për fëmijët e kësaj lagjeje të Prishtinës.

“Jemi sot këtu në lagjen ‘Prishtina e Re’ për vendosjen e gur themelit të shkollës së re e cila do të mirëpres 800 nxënës, një projekt ky me vlerën prej 3.3 milion euro. Kjo shkollë do të ketë një hapësirë mbi 6000 metra katror, me standardet me të duhura bashkëkohore që do të krijoj kushte të mira për fëmijët e kësaj lagje të Prishtinës, e cila po zhvillohet me shumë shpejtësi”, tha Nagavci.

Ajo ka theksuar se pritet që punimet të përfundojnë brenda 36 muajve duke krijuar mundësi për vijimin e shkollës të kësaj lagje që i ka munguar Prishtinës.

“Ne ishim javën e kaluar para pak ditësh në Ferizaj dhe kushtet në të cilat kanë mësuar fëmijët ishin të mjerueshme. Është shumë keq që kanë mbetur deri në këtë ditë, por nuk ka shkolla ku nuk ka filluar mësimi dhe gjysmë vjetori i dytë ka filluar në të gjitha shkollat në bazë të informatave që i kemi”, tha ajo.

Nagavci ka theksuar se janë inauguruar 20 çerdhe në këto katër vite.

“Buxheti është i mjaftueshëm për të gjitha nevojat dhe kërkesat që vijnë nga komunat. Janë inauguruar 20 çerdhe në këto katër vite, i kemi 45 çerdhe të tjera që janë në proces, disa prej tyre do të kryhen brenda këtyre muajve e disa brenda vitit. Për vitin 2025 buxheti për arsim do jetë mbi 400 milion euro”, tha ministrja Nagavci.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Proda takim me zv/presidentin e policisë çeke: Bashkëpunimi, mbi baza besimi dhe profesionalizmi
Next Article Prezantuesja e famshme Wendy Williams që u diagnostikua me demencë frontotemporale thyen heshtjen: Po më kontrollojnë vazhdimisht, jam si në burg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?