By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 86 milionë euro do të investohen për efiçiencë në ndërtesat publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 86 milionë euro do të investohen për efiçiencë në ndërtesat publike
Maqedoni

86 milionë euro do të investohen për efiçiencë në ndërtesat publike

admin
Last updated: 17/01/2025 12:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim kanë nënshkruar sot marrëveshjen për projektin “Efiçienca e energjisë në ndërtesat publike të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes u bë e ditur se ky projekt ka vlerë prej 86 milionë si dhe është bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës, BERZH-it, si dhe grant prej 20 milion euro nga BE-ja e bretëria e Holandës.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha se zbatimi i këtij projekti ndikon direkt në përmirësimin e kushteve për qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet nga ky investim.

“Ideja është të bëhet një investim në rreth 400 ndërtesa publike që ato të izolohen dhe të rriten masat e efiçiencës në to. Vlera totale e projektit është 86 milion euro që është bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës, BERZH-it dhe gjithashtu përfshinë e grant investimi prej 20 milion euro ku kontribuues janë BE-ja e Fondi Danez në Kosovë”, tha Murati.

Ai njoftoi se projekti i sotëm është vetëm një fragment i punës disa vjeçare të qeverisë në këtë drejtim.

Iniciativa të ngjashme, Murati tha se edhe në të kaluarën janë nënshkruar me komunën e Prishtinës e Prizrenit me vlerë totale prej 12 milion euro.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Kosova konsumon mesatarisht katër herë më shumë energji në krahasim me mesataren e BE-së.

“Stoku i ndërtesave konsumon mbi 40 për qind të energjisë që konsumohet ne vend. Kjo e vë në perspektivë se sa e rëndësishme është që ndërtesat tona të jenë të izoluara mirë, në mënyrë që konsumi i gjithmbarshëm të ulet e ta lehtësojë edhe sistemin tonë elektroenergjetik, dhe koston e financimit të këtij konsumi”, theksoi Rizvanolli.

Rizvanolli konfirmoi se ka spitale e ndërtesa publike të mbuluara me myk, si dhe çati që pikojnë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Këto kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve, me shëndetin e fëmijëve tanë në shkolla, me shëndetin e zyrtarëve publik që kalojnë së paku 8 orë në ditë në ato ambiente”, tha ajo.

Sipas Rizvanollit tash e katër vjet ministria e ekonomisë në bashkëpunim me Fondin për Efiçiencë të Energjisë kanë përfunduar së bashku 125 objekte publike në 21 komuna, në të cilat sipas saj konsumi i energjisë është rritur deri në 80 për qind.

Nënshkrimi i kësaj, sipas Driton Hetemi drejtor menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Projekti si i tillë vlen të përmendet se është më i madhi ndonjëherë në Kosovë sa i përket efiçiencës së energjisë”, tha ai duke njoftuar se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve në rreth 400 ndërtesa publike të nivelit lokal e qendror.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Unioni panevropian: Maqedonia është e gatshme të fillojë negociatat, një qasje e njëanshme që i mohon të drejtën për gjuhën dhe identitetin e saj
Next Article VLEN: Përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, si hallkë më e rëndësishme e sistemit shtetëror

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?