By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti për Jusuf Gërvallën: Ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti për Jusuf Gërvallën: Ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë
Maqedoni

Kurti për Jusuf Gërvallën: Ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë

admin
Last updated: 17/01/2025 15:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në përvjetorin e 43-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, kryeministri Albin Kurti ka kujtuar tre heronjtë si dhe ka bërë homazhe në Dubovik, në vendlindjen Jusufit e Bardhoshit, raporton Ekonomia Online.

Kurti në një postim në Facebook, shkruan se Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar i kulluar politik, me vetëdije të lartë, me vullnet të pathyeshëm, me talent të rrallë dhe me energji të pashtershme.

“Jusuf Gërvallën e kanë eliminuar shërbimet sekrete serbe, ashtu siç kishin bërë edhe me të tjerë, bashkë me vëllain e tij Bardhoshin dhe shokun e tyre bashkëveprimtar, gazetarin Kadri Zeka, sepse vetëm duke i vrarë mund t’ua pushonin aktivizmin dhe angazhimin. Por aktivizmi dhe angazhimi për çlirimin e Kosovës vazhdoi edhe pas tyre deri më 1999, kurse përpjekja dhe puna për t’ia shtuar e forcuar substancën lirisë së Kosovës ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot”, shkruan Kurti.

“Ishim për ta kujtuar Jusufin që nga origjina e tij, sepse në rrugën tonë për Republikën e Kosovës, për shtetësi dhe sovranitet, ne jemi bashkë me të dhe ajo është bashkë me neve, Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës:, shkruan tutje Kurti.

Kryeministri Kurti tha se si zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, vetë shërbyesja në këto detyra, Donika Gërvalla është dëshmi e gjallë e triumfit të historisë tonë dhe lirisë së popullit për një Kosovë të pavarur e sovrane, demokratike e prosperuese.

“Dhe në këtë triumf, njëri nga trofetë e mbanë edhe emrin e Jusuf Gërvallës. Lavdi heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, lavdi heroit Kadri Zeka!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konjufca njofton delegacionin evropian të zgjedhjeve: Ky proces po zhvillohet konform ligjit
Next Article Berisha: Pa guximin e ambasadorit Walker, historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?