By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: Buxheti për Onkologjinë është rritur, nevojitet vendosje e regjistrit të pacientëve për planifikim dhe ndjekje adekuate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: Buxheti për Onkologjinë është rritur, nevojitet vendosje e regjistrit të pacientëve për planifikim dhe ndjekje adekuate
Maqedoni

Klekovski: Buxheti për Onkologjinë është rritur, nevojitet vendosje e regjistrit të pacientëve për planifikim dhe ndjekje adekuate

admin
Last updated: 21/01/2025 15:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski në deklaratë për MIA-n thotë se nga Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) janë informuar për mungesën e një numri të caktuar të medikamenteve, pasi që pacientë të Klinikës paraprakisht sot alarmuan se po përballen me mungesë të terapisë biologjike.

“Sipas informatave nga Klinika, kjo është për shkak se planifikimi joadekuat në vitin 2024, kalimi nga viti 2024 në vitin 2025 dhe numri i rritur i pacientëve në dhjetor. Fondi në vitin 2024 për KURO miratoi plotësisht pesë mulionë euro. Fondi punon me marrëveshje të buxhetit të rritur për vitin 2025. Edhe përkundër përpjekjeve për rritje të financave, KURO duhet të ketë kritere të qarta dhe transparente për përfshirje të pacientëve në terapitë e posaçme. Duhet të vendoset regjistër i pacientëve dhe përmirësime të tjera për planifikim adekuat dhe ndjekje”, nënvizoi Klekovski për MIA-n.

Siç informuan paraprakisht për MIA-n disa nga pacientët e Onkologjisë, për momentin nuk ka terapi biologjike, përkatësisht medikamentet “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe “cetuximab”. Ata druajnë se për kohë të shkurtë mund të mungojnë edhe “trastuzumab emtansine (kadcyla)”, “nivolumab”, “cobimetinib” dhe “vemurafenib”.

“Klinika për onkologji nuk është në mundësi t’i prëgjigjet rritjes së numrit të pacientëve me kancere metacistike dhe kjo është një prej shkaqeve përse paraqitet kjo mungesë. Si arsye e dytë dhe diçka që ne pacientët e shohim si epilog pozitiv, është se vazhdohet jeta e pacientëve dhe prandaj një periudhë më të gjatë kanë nevojë për këtë terapi. Edhe pse vitin e kaluar me aneks u miratuan mjete shtesë, dukshëm edhe ato nuk mjaftuan. Mungesë të terapisë ka nga e premtja, Onkologjia po tenton të marrë mjete shtesë që të mbyllet kjo vrimë deri në miratimin e buxhetit të ri”, deklaroi për MIA-n Ana Marjanoviq, paciente dhe pjesë e shoqatës “Hema-onko”.

MIA iu dre3jtua edhe klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.

“Gjendja me qasjen drejt terapisë biologjike është rezultat i procedurave administrative, që realizohen në pajtim me buxhetin për vitin 2024. Ky buxhet ishte përpunuar në vitin e kaluar në bazë të vlerësimeve në atë periudhë dhe nuk i reflektoi tërësisht nevojat rrjedhëse të klinikës. Plotësisht, duhet të merren parasysh edhe rritja e vazhdueshme e numrit të pacientëve të onkologjisë, si dhe ndërlikuehsmëria e proceseve administrative dhe financiare që ndikojnë ndaj furnizimit të medikamenteve”, na u përgjigjën nga Klinika.

Lidhur me sfidat me procedurat e tenderit, siç informojnë, tashmë po ndërmerren masa për planifikim më të mirë të furnizimeve dhe thjeshtësim të procedurave, në bashkëpunim me Fondin për siguri shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë furnizim me kohë dhe të vazhdueshëm me këtë lloj terapie për pacientët, besojmë se me këto masa, mungesa aktuale do të tejkalohet në afatin sa më të shkurtë. Ndërkohë, pacientët po trajtohen me terapinë që për momentin është e kapshme në Klinikë, në pajtim me rekomandimet e specialistëve dhe protokolleve mjekësore për trajtim”, ceket në përgjigjen e Klinikës në pyetjet e MIA-s.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Andonovski kundër ndalimit të aplikacioneve si “Tik Tok”por, opsioni “është në dispozicion”
Next Article Shqipëria nën epideminë e gripit, forma agresive e virusit është përhapur në të gjithë vendin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?