By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë në ndryshimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë në ndryshimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor
Maqedoni

Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë në ndryshimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor

admin
Last updated: 01/02/2025 15:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Grup i punës në Ministrinë e Drejtësisë po punon ende për ndryshimet e ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, si pjesë e reformave të paralajmëruara në sistemin e drejtësisë. Por edhe kur teksti ligjor të përgatitet plotësisht, së pari do të duhet të marrë dritën jeshile nga Komisioni i Venecias, në mënyrë që të mund të zbatohet në praktikë, shprehen nga Ministria e Drejtësisë për Alsat.

“Është formuar grupi i punës për përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor që do të shtrëngojë kriteret për zgjedhjen e anëtarëve, procedurat disiplinore, transparencën, kohëzgjatjen e mandatit. Pasi të jetë gati, drafti do t ‘i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pasi ky version, i cili nuk është dërguar ende në Komisionin e Venecias, të marrë dritën jeshile dhe të kthehet në vend, atëherë do të duhet të miratohet në qeveri dhe më pas t’u dërgohet deputetëve për votim. E gjithë kjo, sipas agjendës reformuese të Qeverisë, duhet të përfundojë deri në qershor të këtij viti, që është plan ambicioz veçanërisht nëse marrim parasysh se kur ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venecias për mendim, u prit një vit për përgjigje. Muajin e kaluar, përsëri, gjykatësit nga të katër qarqet e apelit në vend dhanë sugjerimet e tyre për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe të gjithë gjykatësit ishin unanimë në pikëpamjen se është i nevojshëm profesionalizëm më i madh nga vetë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në zbatimin e ligjit.

“Debatet publike kanë vënë në dukje pikëpamje mjaft unike se është e nevojshme rritja e ekspertizës dhe profesionalizmit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si dhe transparenca dhe efektiviteti në procedurën e zgjedhjes së tyre, si dhe baza të qarta për përgjegjësinë e tyre, duke siguruar mekanizma të përshtatshëm dhe efektivë për funksionimin e tyre të përgjegjshëm dhe efikas”, theksuan nga Ministria e Drejtësisë.

Nga ajo që dihet deri më tani në opinion, ndryshimet e reja do të përfshijnë kritere më të larta për zgjedhjen e një anëtari të këshillit. Për herë të parë, me këto ndryshime ligjore, një propozim për zgjedhjen e një anëtari të këshillit nga radhët e avokatëve do të mund të bëhet nga Shoqata e Avokatëve, do të mund të zgjidhet edhe një profesor me propozimin e konferencës interuniversitare, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Brenda një viti mbi 100 shkelje ligjore nga të miturit në Tetovë
Next Article Kristian Malocaj shijon pushimet në Tajlandë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?