By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Subvencionet në bujqësi, mbështetje apo dështim për prodhimin vendor?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Subvencionet në bujqësi, mbështetje apo dështim për prodhimin vendor?
Ekonomi

Subvencionet në bujqësi, mbështetje apo dështim për prodhimin vendor?

admin
Last updated: 02/02/2025 21:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Subvencionet bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë qenë një shtyllë kryesore e politikave agrare për më shumë se 17 vite, me një investim total prej rreth 1.5 miliardë eurosh. Megjithatë, pavarësisht këtij investimi të konsiderueshëm, vendi vazhdon të përballet me sfida në sektorin bujqësor, duke përfshirë rënien e prodhimit vendor dhe rritjen e varësisë nga importet ushqimore.

Shumë ekspertë argumentojnë se modeli aktual i subvencioneve nuk ka arritur të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm. Bujku Nuri Sulejmani, i cili punon 500 hektarë tokë me grurë, kritikon subvencionet aktuale. Ai thotë se subvencionet parashikojnë mbështetje maksimale për bujqit individual të cilët kryesisht nuk prodhojnë, por punojnë tokën për interesa vetanake, ndërsa bujqit profesionist subvencionohen më pak.

“Ne përafërsisht nuk e mbërrijmë as 40% për hektarë nuk subvencionohemi dhe para mediave prezantohet se edhe ne subvencionohemi, por në fakt nuk është ashtu. Shpenzimet janë të njejta, si ai bujk individual, si për neve profesionist. Deri para dy viteve kemi qenë shumë të shtypur nga përmbajtja e subvencioneve, dy vitet e fundit diçka është korrigjuar, a është mjaft, nuk është mjaft, pse nuk është, për shkak se harxhimet e grurit janë rritur shumë, derivatet janë rritur shumë.”, u shpreh bujku Nuri Sulejmani.

Edhe profesori universitar Alirami Saliji vlerëson se nevojitet ndryshim i formës së subvencionimit. Në vend të subvencionimit të sipërfaqes bujqësore, profesori Saliji është i mendimit që të subvencionohet prodhimi. Kjo sipas tij, do ti jepte edhe motiv shtesë fermerëve që më seriozisht të merren me punimin e tokës.

“Subvencionimin ta bazojmë kryesisht në produktet e dorëzuara në pika të caktuara apo në produkte të shitura. E them këtë se nga një sipërfaqe e njëjtë, në qoftë se prodhuesi subvencionohet për rendiment apo për prodhimtarinë e realizuar, ai në një formë ka një stimuli plus. Kjo për dallim nga subvencionimi në sipërfaqe, e cila për fat të keq me një farë forme prodhuesin e bën kushtimisht thënë dembel, sepse ai thotë se unë e kam paraqitur sipërfaqen prej një hektari, pa marrë parasysh se çfarë prodhimi do të marrë nga kjo sipërfaqe unë atë vlerë që është planifikuar do ta marrë.”, u shpreh profesori universitar në Fakultetin e Bujqësisë-UT, Alirami Saliji.

Megjithatë, ndryshimi i formës së subvencioneve paraqet një sfidë të vërtetë për institucionet. Kjo edhe për faktin se partitë politike vite me radhë përmes subvencioneve kanë shfrytëzuar për vota aktivistët e vet partiak. Nga Ministria e Bujqësisë nuk përjashtojnë mundësinë që të ndryshohet forma e subvencionimit , por nuk konkretizojnë se çfarë modeli të subvencioneve mund të aplikojë shteti.

“Bujqit realisht nuk duhet të shihen si shtresë sociale, as subvencionet nuk duhet të shihen si mekanizëm socio-politik. Modeli për subvencionimin e bujqësisë duhet të përshtatet me nevojat apo me ato sektorë të cilët përballen me vështirësi që ajo strategji të subvencionohen aty ku kemi vështirësi më të mëdha, që ato sektorë kanë potencial më të lartë për vet ushqimin e popullsisë, megjithatë një shtet duhet të mendojë se si ta mbajë vetveten nga bujqësia dhe blegtoria.”, u shpreh zvëvendës ministri i bujqësisë Flakron Bexheti.

Zv/ministri Bexheti gjithashtu informoi se periudhën në vijim pritet të lëshohen 180 milion euro për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ai mes tjerash theksoi se si ministri janë të angazhuar në lehtësimin e procedurave të aplikimit për subvencione, por edhe në shtimin e kontrolleve në terren për të detektuar keqpërdorimet eventuale me subvencionet.

Me këtë kronikë, TVM2 i bashkohet nismës për rritjen e transparencës së institucioneve, të cilën Instituti për Studime të Komunikimit e realizon në kuadër të projektit “Përdor fakte”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Depozitat e qytetarëve në 6,4 miliard euro, Emini: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta
Next Article Artizanët në krizë, konkurrenca e padrejtë nga produktet kineze në Strugë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?