By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MF: Do të veprojmë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit në Gazetën zyrtare dhe do të servisojmë detyrimet e krijuara nga Buxheti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MF: Do të veprojmë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit në Gazetën zyrtare dhe do të servisojmë detyrimet e krijuara nga Buxheti
Maqedoni

MF: Do të veprojmë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit në Gazetën zyrtare dhe do të servisojmë detyrimet e krijuara nga Buxheti

admin
Last updated: 05/02/2025 17:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Ministria e Financave do të veprojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit të saj në “Gazetën zyrtare” dhe do t’i servisojë detyrimet e krijuara nga Buxheti.

Nga Ministria e Financave thonë se nuk do të komentojnë vendime gjyqësore, pasi Gjykata Kushtetuese sot vendosi të anulojë Ligjin për tatimin e solidaritetit që do të thotë se shteti do t’ua kthejë rreth 49.2 milionë euro afro 156 kompanive.

“Ministria e Financave nuk do të komentojë vendimet gjyqësore, përfshirë edhe atë të marrë sot nga Gjykata Kushtetuese. Konform kompetencave si Ministri e Financave do të veprojmë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas publikimit në Gazetën zyrtare dhe do të servisojmë detyrimet e krijuara nga Buxheti”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Tatimi i solidaritetit ishte vendosur si i njëfishtë, dhënie publike e jashtëzakonshme për vitin 2023. Këtë tatim e kanë paguar kompanitë të cilat në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615 milionë denarë (rreth 10 milionë euro). Qëllimi ishte të mblidhen mjete për zbutjen e pasojave nga kriza dhe të kontribuohet për shpenzimet publike në mënyrë solidare.

Gjykata në nëntor të vitit të kaluar, shprehu dyshim se Ligji i kontestuar shkel vlerën themelore të sundimit të ligjit të rregulluar me nenin 8 paragrafi 1 alinea 3 e Kushtetutës dhe parimet themelore mbi të cilat bazohet, siç është siguria juridike e subjekteve në pozitën e tyre juridike, parashikueshmëria juridike dhe siguria juridike në pritjet legjitime të subjekteve në drejtësi.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në konferencën për media pas seancës së sotme sqaroi se kompanitë tani kanë të drejtë që në afat prej pesë vitesh, nëse konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat me atë ligj, të kërkojnë nga organi kompetent që t’i anulojë vendimet me të cilat janë shkelur të drejtat e tyre.

“Që shteti të mund të vendosë taksa sa herë që e ndjen të nevojshme. Këtë herë ka të bëjë me solidaritetin, nesër do të jetë për diçka tjetër. Jo, rëndësia e shkeljes dhe sidomos efektit retroaktiv ka qenë vendimtar që vendimi të anulohet”, ka thënë Kostadinovski.

Parashtrues të nismave janë Finmak SHPK, Shkup, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, DTU ETMT ENERGJI SHPKNJP Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Shkup dhe Shoqata për Konsultime Lanski, Ganzger, Zeqiri + Partner SHPK.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ngrirja e çmimeve ishte masë e gabuar apo e duhur?
Next Article BDI: Emërimi i Goran Naumoskit drejtor në Podgorc – provokim i hapur ndaj banorëve shqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?