By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një vit nga miratimi i Ligjit për lojërat e fatit dhe rrënimit të perandorisë së BDI-së me kazinotë dhe bixhozin online
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një vit nga miratimi i Ligjit për lojërat e fatit dhe rrënimit të perandorisë së BDI-së me kazinotë dhe bixhozin online
Maqedoni

Një vit nga miratimi i Ligjit për lojërat e fatit dhe rrënimit të perandorisë së BDI-së me kazinotë dhe bixhozin online

admin
Last updated: 05/02/2025 17:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Gati një vit nga miratimi i Ligjit të lojërave të fatit vendim që solli edhe fundin e përcaktimit të BDI-së për ekspansionimin e lojërave të fatit si dhe fillimin e fundit të Artan Grubit dhe mikut të tij, ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Që të dy aktualisht janë në arrati dhe ndaj tyre është shpallur flet arrest ndërkombëtarë. Por si u zhvillua e gjithë ngjarja?

Në shkurt të vitit të kaluar, Artan Grubi tentoi që përmes plotësimit të ligjit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, ta rregullon çështjen e ndarjes së bixhozit online, por u kundërshtua nga tre palë.

E para, e kundërshtuan Asociacioni i Bastoreve. E dyta, kundër pjesërisht ishin edhe partnerët e koalicionit qeverisës LSDM, ndërkaq në mbështetje të Grubit, kishte dalë atëherë vetëm Aleanca Shqiptare e krahut të Selës. Dhe së treti, edhe pse e miratuan në mënyrën si e miratuan, presidenti Stevo Pendarovski, nuk e dekretoi ligjin. Në fund, ligji u kthye në lexim të tretë, por kësaj radhe nuk mori votat e nevojshme për miratim.

Pasoi formimi i katër shoqërive tregtare për organizimin e lojërave të fatit, Mozzart, Vezuv, 77Bits dhe Novomatik në kuadër të Video Lotarisë Shtetërore. Kjo u bë me vendim të Qeverisë, ku struktura e Grubit u vendos nëpër bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të tyre, për të pasur mbikëqyrje dhe kontrollin e plotë ndaj organizimit dhe zbatimit të lojërave të fatit online. Aty u vendosën emra të njohur si, miku i Grubit Omer Bunjaku, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së Artin Spahiu, shefja e Kabinetit të Grubit Havushe Leskovica, por dhe Hadije Hoxha, bashkëshortja e pasardhësit të Artan Grubit te Lëvizja ZGJOHU.

Lotaria Shtetërore ka furnizuar këto shoqëri tregtare me aparate VLT në vlerë prej 8.2 milionë euro edhe pse ata nuk kanë pasur të drejtë t’i përdorin dhe për këtë, aparatet asnjëherë nuk janë përdorur. Për të gjitha këto shpërdorime, Grubi dhe Bajrami ndiqen penalisht derisa ndodhen në arrati, ndërsa për dy persona të tjerë, përfshi edhe ish kryeministrin Dimitar Kovaçevski prokuroria ka njoftuar se akoma janë duke u ndërmarrë masa hetuese.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Çmimet”, banorët e Ohrit nisin iniciativën për bojkotimin e objekteve gastronomike
Next Article Largohen mbeturinat që kishin mbuluar Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?