By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër apo të hënën do të kumtohen masat që do t’i ndërmarrë Qeveria për çmimet e larta të produkteve themelore ushqimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Nesër apo të hënën do të kumtohen masat që do t’i ndërmarrë Qeveria për çmimet e larta të produkteve themelore ushqimore
EkonomiMaqedoni

Nesër apo të hënën do të kumtohen masat që do t’i ndërmarrë Qeveria për çmimet e larta të produkteve themelore ushqimore

admin
Last updated: 06/02/2025 16:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Nesër apo të hënën Minsitria e Ekonomisë do të kumtojë çfarë masa do të ndërmarrë Qeveria lidhur me shtrenjtimet e produkteve themelore ushqimore për të cilat qytetarët organizojnë bojkot të zinxhirëve të mëdhenj të marketeve.

Siç kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, të hënën do të mbahet edhe takim me përfaqësues të sindikatave, Organizatën e konsumatorëve, Entin shtetëror të statistikave, minsitritë e Financave dhe të Bujqësisë, si dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante rreth metodologjisë për përllogaritje të shportës konsumatore.

“Është legjitime të ketë bojkot të marketeve, e kuptoj organizimin e aktiviteteve të këtilla sepse subjekte të caktuara në mënyrë spekuluese tentojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. Këtë nuk do ta pranojmë dhe ta toelrojmë. Do t’ju njoftojmë si do të veprojmë më tutje, jemi të gatshëm t’i ndërmarrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion në mënyrë që t’i parandalojmë këto situata të pakëndshme”, tha Durmishi në brifing me gazetarët.

Утре или в понеделник Министерството за економија ќе соопшти какви мерки ќе преземе Владата во однос на поскапувањата на основните прехранбени производи поради кои граѓаните организираат бојк

Sipas tij, Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) deri në fund të javës duhet t’i përfundojë kontrollet gjashtëmujore me të cilat janë përfshirë distributorët, furnizotërë, prodhuesit dhe tregtarët.

“Rrjedhin kontrollet e distributorëve, furnitorëve, prodhuesve dhe tregtarëve. Mbikëqyrje po bëhet ndaj tërë procesit, po kontrollohet edhe sa është marzhi i lënë nga tregtarët për periudhë prej gjashtë muajve, nëse atje është prekur dhe në bazë të atij raporti nga Inspektorati, si Qeveri do të ndërmarrim masa adekuate”, theksoi ministri, duke shtuar se edhe ISHT do të dalë në opinion me informata.

Lidhur me rrogën minimale, Durmishi përmendi se Qeveria e mbështetë harmonizimin e metodologjisë të nënshkruar nga të dyja palët, sindikatat dhe punëdhënësit.

“Nëse sindikatat dhe punëdhënësit harmonizohen për metodologji të re apo për disa kushte të reja, përllogaritje të reja, ne jemi këtu për t’i mbështetur”, potencoi ministri.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Procesi i largimit të kompanive të huaja do të tejkalohet
Next Article Ministri Ljutkov kumtoi se Gjevgjelia është Qytet i kulturës për vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?