By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siguria në nivelin e duhur ndihmon parandalimin e aksidenteve në trafik!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Siguria në nivelin e duhur ndihmon parandalimin e aksidenteve në trafik!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Siguria në nivelin e duhur ndihmon parandalimin e aksidenteve në trafik!

admin
Last updated: 06/02/2025 18:19
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Kamerat e sigurisë në rrugët kryesore të Shkupit, por edhe në qytetet tjera janë masat më të duhura që mund të merren për të stabilizuar kaosin në komunikacion. Që sëfundi është shndërruar në vdekjeprurës. Pra, vozitjet e shpejta pa kontroll, mos frika nga sanksionimi, thyerja e rregullave ka ndikuar dukshëm në krijimin e një kaosi të paparë. Prandaj, aktivizimi i kamerave të sigurisë si masë preventive është një nga veprimet më të duhura e të mençura për ta menaxhuar situatën ashtu siç duhet, shkruan Zhurnal.

Aktivizimi kamerave të sigurisë masë e duhur në kohën kur komunikacioni është në kaos –

Aksidentet e shpeshtuara në trafik, sidomos ato që shkaktojnë fatalitet, vozitja e tërbuar e automjeteve përtej rregullave në komunikacion, madje edhe pa patentë shoferi, si dhe shkelja e këmbësorëve, po ndezin dritën e kuqe për të ndërmarrë masa urgjente për të rritur sigurinë në komunikacion, por çfarë duhet bërë?!

Më kryesorja është që të respektohen shenjat horizontale dhe vertikale të vendosura në komunikacion. Përveç kësaj në kryeqytet ka disa “pika të zeza”, të cilat mund të shkaktojnë aksidente me përmasa të mëdha, por pavarësisht rrethanave dhe kushteve në trafik, në duart e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e sidomos të drejtuesve të automjeteve është nëse do të vendosin të respektojnë ose jo rregullat dhe shenjat e vendosura në komunikacion, thonë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion.

“Çfarë janë pika të zeza në komunikacion?! Ato janë pika, të cilat për shkak të disa rrethanave mund të ndodh të ketë incident në trafikun rrugor. Nuk mund t’ju tregojë se sa pika të zeza ka për momentin, mirëpo ato në vazhdimësi po detektohen nga ana jonë. Ato janë materie e gjallë, pasi që një pikë e përcaktuar sot mund të mos jetë “pikë e zezë” nesër. Andaj, pavarësisht kësaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat vertikale dhe horizontale të komunikacionit dhe aty ku është përcaktuar shpejtësia të mos tejkalohet në asnjë mënyrë. Për vozitjen e shpejtë dhe nën ndikimin e alkoolit duhet të ketë dënime represive dhe jo preventive dhe nuk duhet të ketë tolerime.”, – deklaroi zëdhënësi i Këshillit Republikan për Siguri në Trafik, Dejan Andonoviq.

Në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë veç më vendosen kamerat e sigurisë të parashikuara në projektin e MPB-së, si “Safe City”. Po punohet në instalimin dhe përditësimin e këtij sistemi dhe njëherit edhe për rregullimin e procedurës për mbrojtjen e të dhënave personale. Këto kamera do të përndjekin shkelësit e rregullave në trafik, të cilët do të vozisin shpejtë, do të kalojnë në të kuqe dhe do të parkohen në vend të gabuar, ku procesverbali i shkeljes dhe gjoba do t’u dërgohet adresave të shkelësve.

“Vendosja e kamerave të sigurisë pritet të përfundojë gjatë vitit 2025. Sistemi do të regjistrojë, shkeljet në trafik, siç janë: kalimi në të kuqe, vozitja me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, si dhe parkimi joadekuat. Ndryshimet ligjore do të jenë në drejtim të harmonizimit të legjislativës sonë, me atë të BE-së, ndërsa ato kanë të bëjnë me ndryshime dhe plotësime të disa neneve të ligjit ekzistues për siguri në trafik, ku do të mundësohet që shkeljet në trafik të dokumentohen me pajisje adekuate teknike, me çka drejtuesve të automjeteve do t’u dërgohet dokumentacioni për shkeljen e bërë.”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Kujtojmë që, prej korrikut të vitit të kaluar, BE-ja mori vendim me të cilën detyroi industrinë automobilistike, që çdo veturë e re e prodhuar të ketë të instaluar sistemin “Even data recorder”, e cila në rast të aksidentit trafik të automjetet, 5 sekondat e para dhe pas aksidentit do të incizojë automjetin dhe do të punojë njëjtë si kutitë e zeza të aeroplanëve, të cilat më pas këto incizime do t’i shfrytëzojnë me ekspertiza të mëtejshme.

. Institucionet e shtetit janë përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe qarkullimin normal për të evituar çdo pasojë të mundshme. Nëse tejkalohet shpejtësia e lejuar në autostrada kudo brenda vendit duhet të ketë radar e kontrolle policore në mënyrë që qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe më të ngadalshëm

Pra, kur shteti i shërben seriozisht e me përgjegjësi qytetarët ka qindra metoda e mënyra për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët pa dallim. Prandaj, vetëm përmes kësaj qasje mund të shpresohet për avancim e progres kolektiv, në të kundërtën kur mungon siguria e qetësia jeta pamundësohet e mbijetesa vështirësohet. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regjistrohen dy viktima nga gripi sezonal në Maqedoni
Next Article Siljanovska Davkova: Respektimi i rezultateve dhe rekomandimeve të ESHR-së është thelbësor për avancimin e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?