By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arben Taravari për herë të dytë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arben Taravari për herë të dytë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA
Maqedoni

Arben Taravari për herë të dytë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA

admin
Last updated: 06/02/2025 20:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), njëherazi ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, për herë të dytë mori pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA.

Herën e parë, Taravari ishte pjesë e kësaj ceremonie në vitin 2019. Kësaj here, si i vetmi lider shqiptar nga RMV, ai, përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, ka zhvilluar edhe një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Senatit Amerikan, ku ka diskutuar rreth sfidave me të cilat përballet vendi në rrugën e tij drejt integrimit evropian.

Përveç takimeve me senatorë, Taravari ka shfrytëzuar vizitën në SHBA edhe për angazhime në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, të cilat, sipas tij, kanë rezultuar shumë të frytshme. “Kisha një takim të shkëlqyer me prof. dr. Huda Ayas, e cila është drejtoreshë ekzekutive dhe dekane e asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Universitetit George Washington. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm dr. Stanley Knoll, drejtor mjekësor, dhe znj. Shereen Toubaji, drejtoreshë e asociuar e Programeve Ndërkombëtare të Mjekësisë,” ka njoftuar Taravari përmes rrjeteve sociale.

Gjatë vizitës në Washington, Taravari ka marrë pjesë edhe në Forumin Interparlamentar për Siguri, ku, sipas një fotografie të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe nënkryetari i Parlamentit, Antonio Miloshoski. Ky forum u organizua nga kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt. “Në këtë forum u diskutuan çështje të sigurisë për Bashkimin Evropian dhe, në veçanti, për Ballkanin Perëndimor, si nevoja për forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s,” ka deklaruar Taravari.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e senatorëve dhe përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu siguroi se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet përherë një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara në të gjitha proceset që kalon vendi.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MM: Në mbrojtje dhe në Armatë nuk ka vend për diskriminim në asnjë bazë
Next Article Kryetari i Komunës së Çairit viziton SHFK “Jashar Bej Shkupi” – Investime të reja për kushte më të mira arsimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?