By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarë të Strugës – të besimit islam me padi penale ndaj BFI-së në Shkup (Dokument)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qytetarë të Strugës – të besimit islam me padi penale ndaj BFI-së në Shkup (Dokument)
MaqedoniTOP LAJM

Qytetarë të Strugës – të besimit islam me padi penale ndaj BFI-së në Shkup (Dokument)

admin
Last updated: 06/02/2025 22:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 6 shkurt – Qytetarë të Strugës – të besimit islam, të punësuar në kuadër të BFI-së, anëtarë të Myftinisë kanë ngritur Kallëzim penal deri te Prokuroria publike në Strugë dhe Prokuroria publike në Shkup ndaj Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, Njësia organizative Myftinia e BFI-së në RMV – Strugë, përfaqësues i autorizuar: Adi Murtishi nga fshati Ladorishtë.

Sipas Kallëzimit penal të cilin e kemi siguruar, akuzat janë për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mosrespektim të Kushtetutës së BFI-së dhe Kushtetutës së RMV-së bazuar në nenin 8, 26, 27, 28, dhe 37 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame si dhe përçarje e konflikt mes anëtarëve të Myftinisë dhe personelit të BFI-së.

Në vazhdim ju sjellim në formë teksti Kallëzimin penal:

Drejtuar:

•   Prokuroria Themelore Publike – Strugë
•   Prokuroria Themelore Publike – Shkup

KALLËZIM PENAL

Nga: Qytetarë të Strugës – të besimit islam, të punësuar në kuadër të BFI-së, anëtarë të Myftinisë.

Kundër:
Bashkesia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, Njësia organizative Myftinia e BFI-së në RMV – Strugë. Përfaqësues i autorizuar: Adi Murtishi nga fshati Ladorishtë.

Për veprën penale:
• Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mosrrespektim të Kushtetutës së BFI-së dhe Kushtetutës së RMV-së,
• Bazuar në nenin 8, 26, 27, 28, dhe 37 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame,
• Përçarje / Konflikt mes anëtarëve të Myftinisë dhe personelit të BFI-së.

Neni 8
BFI veprimtarinë e vet e mbështetë në parimet e:

- Advertisement -
Ad imageAd image
  • drejtësisë
  • transparencës,
  • debateve para sjelljes së vendimeve në organet kolektive,
  • konsultave në kryerjen e punëve,
    -zgjedhjeve, emërtimeve, përgjegjësive dhe shkarkimeve të funksionarëve.

Neni 26
Organet dhe institucionet e BFI-së mund të mbajnë seancë, vetëm nëse
në to marrin pjesë shumica e antarësisë nga numri i përgjithshëm.

Neni 27
Thirrja e përfaqësuesit të Rijasetit nëpër seancat e organeve, shoqatave dhe institucioneve të BFI-së është e obliguar.

Neni 28
Organi i Muftinisë numron prej pesë deri në pesmbëdhjetë anëtarë, varësisht nga numri i organeve ndihmëse të saj, pra xhemateve në teritorin përkatës.
Numrin e anëtarëve të Muftinisë, për çdo muftini e cakton Rijaseti.
Të propozuarit në mënyrë proporcionale, duhet të mbulojnë teritorin e Muftinisë.
Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjatë katër vjet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Neni 37
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame:

  • verifikon mandatet dhe shpall zgjedhjet e rregullta dhe të parakohshme.

Sipas nenit 37 të Kushtetutës së BFI-së:
Zgjedhjet për anëtar të muftinis I shpall Rijaseti I Bashkësisë Fetare Islame

Shkelja e nenit 37 të Kushtetutës së BFI-së nga Adi Murtişi, i cili ka zgjedhur Shpendi Ibrahimin antar të myftinis pa I shpallur Rijaseti zgjedhjet është anti-kushtetus dhe vendim i njëanshëm.

Ne Muftininë e Strugës nuk është diskutuar për kërkes deri te rijaseti për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për antar të muftinis.

Kërkesa jonë drejtuar organeve kompetente është që të ndërmerren masat e duhura për mosrespektimin e Kushtetutës së RMV-së dhe Kushtetutës së BFI-së, përkatësisht nenit 8, 26, 27, 28 dhe 37 të Kushtetutës së BFI-së.

Ne kërkojmë nga Adi Murtishi dhe Myftinia e Strugës përgjegjësi para organeve kompetente të BFI-së dhe institucioneve të drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe sqarim në çfar baze e ka zgjedhur Shpendi Ibrahimin antar të muftinis.

Ne, xhemati, kërkojmë që personat e autorizuar të BFI-së si funksionarë fetarë të jenë shembull për respektimin e Kushtetutës së BFI-së dhe RMV-së, dhe që Myftinia e Strugës të jetë një institucion i drejtë, pa ndikime nga faktorë të jashtëm.

Kjo mënyrë e funksionimit ka krijuar hapësirë për konflikte dhe përçarje midis imamëve, duke dëmtuar unitetin e tyre dhe të këshillave të xhematit në Strugë.

Për mosrespektimin e Kushtetutës së RMV-së dhe Kushtetutës së BFI-së, përkatësisht për shkeljet e lartpërmendura, do të informohen edhe: Prokuroria Publike e Shkupit, Komisioni për Procedurë Disiplinore, Faktori Ndërkombëtar, Parlamenti i RMV-së, Ministria e Drejtësisë së RMV-së, Ambasada e SHBA-së, Misioni i OSBE-së, Bashkimi Evropian,dhe organet kompetente për keqpërdorimin e funksionit.

Strugë, 06.01.2025

shpendi ibrahimiDownload

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 64% e qytetarëve pro PS. Manjani: Duhet ndërruar populli, PD ka shpresë nëse…
Next Article Mëngjese të ftohta, gjatë ditës me diell dhe erë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?