By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Trepça” rikthen nën menaxhim të gjitha pronat e saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Trepça” rikthen nën menaxhim të gjitha pronat e saj
Maqedoni

“Trepça” rikthen nën menaxhim të gjitha pronat e saj

admin
Last updated: 07/02/2025 08:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shoqëria Aksionare “Trepça” njoftoi se ka rimarrë nën menaxhim të gjitha pronat e saj.

Certifikatat e pronësisë u dorëzuan dje në duart e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Faton Ahmeti.

“Një sfidë shumëvjeçare më në fund mori zgjidhje! Për dekada, pronat e Trepçës kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Ky rikthim rezultoi me bartjen nën pronësi të 2133 pronave, më saktë 12.6 kilometrash katrorë.

“Për herë të parë pas luftës, po krijohet një regjistër i plotë dhe i detajuar për të gjitha pronat në Kosovë. Ky është një hap thelbësor për transparencën dhe menaxhimin strategjik të pasurisë së Trepçës.

Procesi do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar, duke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të plotë të të gjitha aseteve të ndërmarrjes”, thuhet tutje në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Lajm i shkëlqyer për TREPÇËN!

Një hap historik në rikthimin dhe menaxhimin e pronave të Trepça Sh.A.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sot, në një takim zyrtar, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), z. Avni Ahmeti, dorëzoi certifikatat e pronësisë për të gjitha pronat e Trepça Sh.A. në duart e z. Faton Ahmeti, Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh.A.

Një sfidë shumëvjeçare më në fund mori zgjidhje! Për dekada, pronat e Trepçës kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës.

Rezultatet e fazës së parë të procesit:

- Advertisement -
Ad imageAd image

2,133 prona janë bartur zyrtarisht në emër të Trepça Sh.A.

12.6 km² tokë është tani e konsoliduar nën pronësinë e ndërmarrjes.

Për herë të parë pas luftës, po krijohet një regjistër i plotë dhe i detajuar për të gjitha pronat në Kosovë. Ky është një hap thelbësor për transparencën dhe menaxhimin strategjik të pasurisë së Trepçës.

Procesi do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar, duke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të plotë të të gjitha aseteve të ndërmarrjes.

Ky është një hap i rëndësishëm që forcon menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të Trepçës, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe rritje të qëndrueshme.

Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje historike!

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Babai i Thaçit në gjendje të rëndë shëndetësore, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë
Next Article Manaj: Gjilani dhe Pozharani i dhanë vulën fitores së LDK-së në Anamoravë dhe në gjithë Kosovën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?