By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rënie prej dy pikëve e Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rënie prej dy pikëve e Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2024
EkonomiMaqedoni

Rënie prej dy pikëve e Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2024

admin
Last updated: 11/02/2025 11:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparensi interneshënëll për vitin 2024 tregon rënie prej dy pikëve të indeksit të vendit në raport me të kaluarën, duke e ranguar në pozitën e 88-të nga gjithsej 180 shtete.

Me 40 pikë të indeksit, që është për tre nën mesataren nga 43, vendi e ndan pozitën e 88-të me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin.

Më lart e ranguar edhe këtë vit mbetet Danimarka me 90 pikë të indeksit, pas çka pasojnë Finlanda me 88 dhe Singaporti me 84 pikë. Në vend të fundit është Sudani me 8 pikë të indeksit, prëderisa para tij janë Somalia me 9 dhe Venezuela me 10 pikë të indeksit.

Nga vendet e rajonit, më mirë e ranguar është Greqia, e cila gjithashtu stagnon në pozitën e 59-të me 49 pikë të indeksit.

Më keq e ranguar është Bosnja e Hercegovina, e cila shënon rënie prej 2 pikëve dhe është në pozitën e 114-të me 33 pikë të indeksit.

Kërcim më të madh, prej pesë pikëve, nga vendet e rajonit ka Shqipëria dhe është në pozitën e 80-të me 42 pikë të indeksit. Rritje ka edhe Kosova prej 3 pikëve dhe është në pozitën e 73-të me 44 pikë të indeksit.

Serbia ka rënie për një oikë dhe është në pozitën e 105-të me 35 pikë të indeksit, njejtë si edhe Kroacia e cila ka rënie prej 3 pikëve dhe është në pozitën e 63-të me 47 pikë të Bullgarisë, e cila shënon rënie prej 2 pikëve, dhe është në pozitën e 76-të me 43 pikë të indeksit.

Mali i Zi stagnon dhe është në vendin e 65-të me 46 pikë të indeksit.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2024 tregon se korrupsioni është problem i rrezikshëm në çdo pjesë të botës, por ndryshimet për më mirë ndodhin në shumë vende.

Përderisa 32 vende dukshëm e pakësuan nivelin e korrupsionit prej vitit 2012, ka ende shumë punë që duhet të prëfundohet – 148 vende mbeten në pozitën e njejtë apo shënojnë përkeqësim në periudhën e njejtë. Mesatarja globale prej 43, gjithashtu, qëndron në vend me vite, përderisa mbi dy të tretat e vendeve kanë rezultat nën 50. Miliarda njerëz jetojnë në vende ku korrupsioni shkatërron jetë dhe i minon të drejtat e njeriut.

Hulumtimi gjithashtu zbulon se korrupsioni është kërcënim kryesor për aktivitetet klimatike. Kjo e pengon përparimin në uljen e emetimeve dhe adaptimin e efekteve të paevitueshme nga ngrohja globale.

IPK rangon 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas nivelit të tyre të zakonshëm të korrupsionit në sektorin publik. Rezultatet janë dhënë në shkallë prej 0 (shumë të korruptuara) deri 100 (shumë të pastra).

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani
Next Article Plas sherri edhe në myftininë e Strugës, Shaqir Fetahu “shurdhë memec”!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?