By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është kryer mbikëqyrje dhe janë siguruar prova për incidentin e armatosur në Çair ku jetën e humbi një person
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është kryer mbikëqyrje dhe janë siguruar prova për incidentin e armatosur në Çair ku jetën e humbi një person
Maqedoni

Është kryer mbikëqyrje dhe janë siguruar prova për incidentin e armatosur në Çair ku jetën e humbi një person

admin
Last updated: 11/02/2025 11:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes në komunën e Çairit, ku në një incident të armatosur mbrëmë ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy janë plagosur.

Siç ka informuar sot Prokuroria publike, sipas informacioneve fillestare, në incidentin kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja që do të jenë lëndë e ekspertizës.

Janë siguruar edhe pamje video të cilat janë duke u shqyrtuar. Është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit dhe shkaqet që sollën deri te ky incident.

Në SPB Shkup mbrëmë në orën 23:50 është denoncuar se në një parking në zonën e Çairit, për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion, ka ardhur deri te një zënkë mes dy grupeve ku është përdorur edhe armë zjarri.

Nga Klinika universitare për sëmundje kirurgjike “Sh. Naumi i Ohrit” mëngjesin e sotëm në orën 00:06 është raportuar se me plagë nga armë zjarri janë sjellë H.B.(35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi. Më vonë H.B. ka ndërruar jetë, ndërsa ndaj A.D. është kryer ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të lëndimeve me armë zjarri në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” është dërguar edhe N.D. nga Shkupi.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në shkëmbim zjarri, nëpunësit policor nga SPB Shkup rreth orës 01:40 në spital kanë privuar nga liria B.B.(39) nga Shkupi, në zonën e Çairit kanë privuar nga liria N.D.(22) dhe më vonë janë gjetur dhe privuar nga liria edhe R.R (41) dhe K.T. (28) të dy nga Shkupi, thuhet në kumtesë.

MPB informon se pas masave të ndërmarra, në vendngjarje janë gjetur dy revole, disa automjete dhe sende të tjera që lidhen me veprën. Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzime përkatëse.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gratë jo mjaftueshëm të përfaqësuara në arsimin e lartë
Next Article Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?