By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Vetingu në BDI duhet të fillojë nga Ali Ahmeti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Vetingu në BDI duhet të fillojë nga Ali Ahmeti
Maqedoni

VLEN: Vetingu në BDI duhet të fillojë nga Ali Ahmeti

admin
Last updated: 14/02/2025 13:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Pasi Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi veting brena partisë, koalicioni VLEN tha se ky proces nuk mund të udhëhiqet nga Ali Ahmeti, pasi siç thotë, ky proces duhet të fillojë nga kryetari i partisë Ali Ahmeti, të vazhdojë me familjen e tij, e pastaj të përhapet në strukturat më të ulëta partiake. VLEN thotë se, pasi i pari i BDI-së do ta pastrojë partinë nga të korruptuarit është një tallje dhe gënjeshtër për shqiptarët, pasi siç thotë, Ali Ahmeti ka pasur informacion për sjelljet korruptive të zyrtarëve të tij, por nuk ka vepruar.

“Procesi i reformimit dhe pastrimit të BDI-së nuk mund të udhëhiqet nga Ali Ahmeti. Ky proces duhet të fillojë nga kryetari i partisë Ali Ahmeti, të vazhdojë me familjen e tij, e pastaj të përhapet në strukturat më të ulëta partiake. Ky proces nuk mund të bëhet nga lideri i partisë për funksionarët e partisë sepse në këtë mënyrë është kompromentues. Vetingu ka kuptim vetëm kur atë e realizon një trup profesional me kredibilitet dhe integritet të lartë dhe që është imun ndaj ndikimeve politiko – partiake. Vetëm atëherë mund të flitet për vendosje të një standardi të ri për partitë politike në rajon.

Lajmi që ‘Deputetët e BDI-së i janë nënshtruar një vlerësimi të rrezikut të korrupsionit dhe kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit të BDI-së’ është tallja e rradhës dhe mashtrimi i qytetarëve që u bëhet atyre në regji të BDI-së. Një parti zyrtarët e të cilës janë në hikje, sjellja korruptive e të cilëve është konfirmuar me vendosje në listën e zezë amerikane, nuk ka kredibilitet dhe as të drejtë morale që në këtë mënyrë të tallet me shqiptarët duke shpikur gënjeshtrën e rradhës sipas të cilës kryetari i partisë do të pastrojë partinë nga të korruptuarit!

E para, kryetari i partisë ka qenë po ai i njejti kryetar gjatë gjithë viteve të qeverisjes së BDI-së. Ai ka pasur informacion për sjelljet korruptive të zyrtarëve të tij, por nuk ka vepruar.

E dyta, kryetari i partisë është i pari në mesin e të barabartëve. Ai nuk mund të ‘lustrojë’ të tjerët, me pretendimin e korrupsionit, dhe ta amnistojë vetveten si i pastër.

E treta, në vende normale, hetimet për korrupsion i bëjnë organet e shtetit- Prokuroria, policia financiare, policia, gjyqësori. Ndërsa kryetarët e partive, sikur edhe çdo bartës tjetër i funksionit, përfshirë këtu edhe kryetarin e BDI-së, u nënshtrohen hetimeve të tilla.

Në luftën kundër korrupsionit, të dyshuarit për korrupsion po vendosin standarde e parime. Ky është paradoksi shoqëror në Maqedoninë e veriut. Kjo është tallje e rëndë me shqiptarët. Për të dëshmuar përkushtimin dhe sinqeritetin tuaj nda j pastrimit të partisë nga të korruptuarit, ju duhet ta mbështetni vetingun institucional dhe të pavarur politikisht. Ndërsa, për të dëshmuar vullnetin tuaj në këtë drejtim, ju sugjerojmë të filloni duke treguar se ku fshihet Artan Grubi.

Çdo nismë antikorrupsion është e mirëfilltë kur nis nga maja e piramidës dhe reflekton në bazë. Në BDI, lufta kundër korrupsionit fillon nga lideri i saj Ali Ahmeti”, thotë VLEN.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet një person nga Gostivari, kapet me kokainë
Next Article 41 vjeçarja në Tetovë arrestohet për sulm ndaj vajzës së saj të mitur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?