By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pandov: Ka një pjesë të policëve të burgut në Shutkë të cilët nuk duhet të mbajnë uniformën e policisë dhe e turpërojnë tërë sistemin e burgjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pandov: Ka një pjesë të policëve të burgut në Shutkë të cilët nuk duhet të mbajnë uniformën e policisë dhe e turpërojnë tërë sistemin e burgjeve
Maqedoni

Pandov: Ka një pjesë të policëve të burgut në Shutkë të cilët nuk duhet të mbajnë uniformën e policisë dhe e turpërojnë tërë sistemin e burgjeve

admin
Last updated: 14/02/2025 13:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Procedura disiplinore ndaj dy policëve të burgut nga burgu i Shutkës, të cilët i kanë siguruar Vasil Jovanovit telefon, personit i cili në bulevardin “Aradhat partizane” goditi me makinë për vdekje Frosina Kulakova, tashmë kanë filluar dhe përfunduar, njoftoi sot drejtori i Drejtorisë së zbatimit të sanksioneve, Aleksandar Pandov në konferencën e përbashkët me drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësor, Sasho Kolevski.

Pandovi theksoi se pas telefonit të gjetur tek Vasil Jovanov, pjesëtarët e policisë nga Policia intervenuese kanë shkuar për të kontrolluar qendrën e paraburgimit, ku janë gjetur 70 telefona. Kontrolli ishte bërë edhe tre ditë më vonë”, tha Pandovi dhe në hapësirën e njejtë ishin gjetur edhe 35 telefona.

“Pasi në fundjavë u gjet telefoni në Shutkë, të hënën Policia intervenuese ka shkuar atje për të kontrolluar qendrën e paraburgimit dhe ka gjetur 70 telefona. Pas dy-tre ditësh më vonë përsëri është kryer bastisje dhe janë gjetur 35 telefona. Dje, gjithashtu, në seksionet gjysmë të hapura dhe të hapura janë gjetur 30 e diçka telefona. Ky është një numër që mua më shqetëson”, tha Pandovi.

Për krahasim, shtoi ai, Policia intervenuese ka kryer kontroll në burgun e Shutkës dhe burgun e Strumicës, ku përafërsisht numri i të burgosurve ishte 110, por, siç tha, atje janë gjetur vetëm tre telefona.

“Si krahasim, të hënën kemi pasur të njëjtin intervenim në burgun e Shtipit dhe është dashur të bëjnë kontroll në burgun e Strumicës, ku janë afërsisht 110 të burgosur dhe janë gjetur vetëm tre telefona. Është një pjesë e policëve të burgut të cilët punojnë në burgun e Shutkës të cilët nuk duhet të mbajnë uniforma policore dhe e turpërojnë gjithë sistemin e burgjeve. Duhet ta kenë të qartë se të gjithë deri në një do të kapen dhe do të përjashtohen nga puna. Do të mundohem me gjithë autoritetin tim të cilin e kam se ata që gjenden duhet të jenë prapa grilave. Në aksionet e fundit të cilat i kemi pasur doli se disa personazhe, edhe pse në burg, ishin në krye të klaneve dhe bandave të tyre të cilat i komandonin nga brenda burgjeve”, tha Pandov.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillon zbatimi i testimit poligrafik në kuadër të Agjencisë për Siguri Kombëtare
Next Article Bexheti: Përveç stemës dhe himnit, të ndryshohet edhe flamuri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?