By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm
MaqedoniTOP LAJM

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

admin
Last updated: 14/02/2025 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Nisin kalkulimet për emrat e kandidateve të mundshëm për kryetarë komunash për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kandidat potencial për komunën e Gostivarit, sipas Arben Taravarit, mund të jetë Valbon Limani, i njëjti i cili tani udhëheq me këtë komunë.

“Ende nuk kemi vendim definitiv, duhet të sjellim vendim në kuadër të Vlen-it dhe në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, kryetari aktual që është ushtrues detyre, unë mendoj se është duke punuar intenzivisht dhe shumë mirë dhe në anketat që i bëj e shoh që ka një besueshmëri të lartë në komunën e Gostivarit dhe ka gjasa reale që të jetë kandidat por ende nuk kemi vendim definitiv në kuadër të Aleancës dhe në kuadër të Vlen-it”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASh-së.

Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha VLEN në zgjedhjet e tetorit do të garojë e bashkuar. Kasami tha se VLEN synon t’i fitojë të gjitha komunat me shumicë shqiptare.

“Jemi në bisedime me kryetarët e koalicionit VLEN për formatin se si do të dalim në zgjedhjet lokale, unë kam bindje se në fund të këtij procesi do të kemi një marrëveshje për të dalë bashkë, dhe unë besoj që në gjitha komunat ku shumica e qytetarëve janë të komunitetit shqiptar por përsëri shqyrtohen disa mundësi sepse bëhet fjalë për zgjedhje lokale për kryetar komunal dhe lista për këshilltarë dhe po ashtu komuna urbane dhe rurale”, tha Bilall Kasami, kryetar i Besës, VLEN.

Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën në tetor të vitit 2021. Nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, VMRO-DPMNE me koalicionin fitoi 42 pozita për kryetar komune, si dhe kryeqytetin me përkrahjen që i dha Danela Arsovskës si kandidate të pavarur. LSDM, nga ana tjetër, fitoi 16 komuna, BDI-ja 11. Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Besa, të cilat tani janë pjesë e VLEN-it, fituan gjithsej katër pozita të kryetarëve të komunave. Zgjedhjet lokale do të jenë të tetat me radhë që nga pavarësia e vendit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article S’ka rehati te Milani, “përplasen” Ibrahimoviq dhe Conceiçao
Next Article Njoftim i rëndësishëm për konvertimim e patentës së shoferit në Austri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?