By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tregtarët dhe distributorët kërkojnë të ulet përfshirja e produkteve, javën e ardhshme do të dihet nëse do të ketë kufizim të marzheve dhe për cilat produkte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tregtarët dhe distributorët kërkojnë të ulet përfshirja e produkteve, javën e ardhshme do të dihet nëse do të ketë kufizim të marzheve dhe për cilat produkte
Maqedoni

Tregtarët dhe distributorët kërkojnë të ulet përfshirja e produkteve, javën e ardhshme do të dihet nëse do të ketë kufizim të marzheve dhe për cilat produkte

admin
Last updated: 14/02/2025 17:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Javën e ardhshme do të dihet nëse do të ketë kufizime të marzheve të produkteve themelore ushqimore, produkteve për higjienë dhe ushqimet për foshnjë. Përfaqësues të tregtarëve dhe distributorëve sot patën takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, në të cilin propozuan zvogëlimin e përfshirjes së produkteve në masën që do të analizohet më tej nga Ministria, e cila pritet të deklarojë deri të hënën nëse ky propozim është i pranueshëm apo jo.

“Tregtarët dhe distributorët kanë dhënë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t’i analizojë në mënyrë shtesë. Në takim u dakordua që vendimi përfundimtar të merret gjatë javës së ardhshme”, informuan nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës pas takimit, në të cilin morën pjesë ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, zëvendësi i tij Marjan Risteski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vllatko Stojkoski dhe përfaqësues nga Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca.

Siç deklaroi Danica Bllazhevska nga Reptil markete, përfaqësuesit e tregtarëve dhe distributorëve kërkuan të kenë ulje reale të çmimeve të 100 deri 200 produkteve pasi që formula e parë mbulon mbi 1.000 produkte, për të cilin shkak, theksojnë, nuk mund të arrijnë efektin e uljes sa më të madhe të çmimeve dhe për t’i bërë më të kapshme për qytetarët. Besojnë se është më mirë që së bashku me prodhuesit dhe furnizuesit të bëjnë ulje reale të çmimeve nga 100 deri 200 produkte, të cilat janë më të domosdoshme për jetën e përditshme, që do të jetë e dukshme për qytetarët.

“Kërkojmë që të ulet numri i madh i produkteve, të cilat janë përfshirë në masën dhe të vendoset në 100 deri 200 produkte, të cilat realisht janë të domosdoshme, pasi tashmë janë përfshirë mbi 1.000. Kjo krijon një problem në funksionimin e përditshëm të kontrollit të çmimeve për të marrë çmime më të mira nga prodhuesi dhe furnizuesi. Kjo është shumë e vështirë dhe nuk mund të arrihet një kontroll i mjaftueshëm, sepse ndodhin keqpërdorime me letrat, ku janë shkruar çmimet, i heqin, bijnë. Kjo, megjithatë, krijon një faktor të madh rreziku se mund të vijë inspeksioni dhe të zbulojë se çmimi nuk është shënuar”, tha Bllazhevska pas takimit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

E pyetur nëse mund të keqpërdoret periudha shtesë që u është dhënë për zbatimin e masës që të bëhet rritje shtesë e çmimeve, Bllazhevska tha se marketet vazhdimisht marrin çmimore të reja me çmime të rritura.

“Së bashku me prodhuesit dhe furnitorët po bëjmë përpjekje që të mos rriten çmimet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Pikërisht ky është edhe propozimi i Qeverisë për gjetjen e një zgjedhjeje të përbashkët, për të cilën kemi marrë mirëkuptim nga ana e tyre”, theksoi Blazhevska, duke shtuar se pret që deri të hënën të përfundojnë analizat e Ministrisë.

Pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe dy bojkoteve të qytetarëve, Qeveria të martën në seancë e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës që të përgatisë Propozim-vendim për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë të një pjesë të produkteve ushqimore bazë, produkteve higjienike dhe ushqimit për foshnja.

Me propozim-vendimin duhej të përfshiheshin produktet ushqimore bazë të të njëjtave 73 grupe produktesh që kanë qenë në shportat e mëparshme, si dhe detergjentët, ushqimi i foshnjave dhe produktet e tjera joushqimore tek të cilat është vërejtur marzh shumë i lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve.

Një vendim i tillë është bazuar në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit shtetëror të tregut, sipas të cilit te tregtarët me pakicë është konstatuar se ka mbi 20 për qind marzhe te produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind marzhe te produktet për higjienë personale, ndërsa te importuesit dhe distributorët janë evidentuar marzhe më të larta, madje edhe deri në 50 për qind.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kostoja e jetesës në muajin janar ishte më e lartë me 4,9 për qind në bazë vjetore, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 5,2 për qind
Next Article Komuna të caktuara të Shkupit përballen me shkolla të mbipopulluara me nxënës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?