By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna të caktuara të Shkupit përballen me shkolla të mbipopulluara me nxënës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Komuna të caktuara të Shkupit përballen me shkolla të mbipopulluara me nxënës
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Komuna të caktuara të Shkupit përballen me shkolla të mbipopulluara me nxënës

admin
Last updated: 14/02/2025 17:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Komuna të caktuara të Shkupit përballen me shkolla të mbipopulluara me nxënës duke pamundësuar realizimin e procesit mësimor me një ndërrim. Në Komunën e Çairit, thuajse të gjitha shkollat fillore kanë mbi 1.200 nxënës pavarësisht që kapaciteti i këtyre objekteve parasheh realizim të procesit mësimor me rreth 700 nxënës. Nga Komuna e Çairit thanë se së shpejti pritet të fillojë ndërtimi i një objekti të ri shkollor në lokacionin ku tashmë funksionon shkolla fillore me qendër resursesh “Idnina”.

“Në fakt do të bëhen dy objekte, një do të jetë për shkollën “Idnina” dhe një objekt i posaçëm që do të jetë shkollë e re fillore në Çair që mendojmë se do ta lehtëson pak punën e shkollës “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi” që nxënësit të regjistrohen në këtë shkollë të re mirëpo mendoj se nuk do ta zgjidh krejtësisht problemin e stërngarkimit të shkollave. Sepse kemi problem edhe te shkolla “Hasan Prishtina” ku kemi një numër mbi 1.200 nxënës, poashtu shkollat “Ademi Jashari” dhe “Liria” me afërsisht nga një mijë nxënës, të gjitha shkollat në Komunën e Çairit kanë mjaft nxënës dhe klasat ose hapsirat janë problematikë në vete”, tha Ferdi Baftiu, përgjegjës për Arsim, Çair.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se më problematike për mbindërtim të shkollave paraqiten komunat Kisella Voda dhe ajo e Aerodromit ku procesi zhvillohet me ritëm më të ngadalësuar. Sipas Janevskës, për momentin MASH po punon në projektin që do të përfshijë mbi 100 shkolla ku duhet intervenuar për zgjerim të këtyre objekteve.

“Në këtë moment, ministria është duke bërë një analizë të gjerë për ndërtimin e klasave shtesë, ku nevojiten deri në gjashtë klasa dhe tashmë kemi caktuar disa shkolla të tilla në të gjithë vendin. Ai projekt ka përfunduar, ne vazhdojmë të shohim se sa shkolla kanë nevojë nga gjashtë klasa e deri në 10 ose 15 por mund të jenë edhe shkolla të reja. Por, ju e dini, në disa komuna kemi problem edhe me planet urbanistike, ndoshta duhen mbindërtime por për momentin po punojmë në mbi njëqind shkolla të tilla, do të mbulojmë të gjithë territorin”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu, Janevska bëri të ditur se tashmë në 141 shkolla të vendit procesi mësimor realizohet në një ndërrim.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tregtarët dhe distributorët kërkojnë të ulet përfshirja e produkteve, javën e ardhshme do të dihet nëse do të ketë kufizim të marzheve dhe për cilat produkte
Next Article Takimi i Mucunskit me Georgievin në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?