By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi i Mucunskit me Georgievin në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takimi i Mucunskit me Georgievin në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih
Maqedoni

Takimi i Mucunskit me Georgievin në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih

admin
Last updated: 14/02/2025 18:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Jashtme, Timço Mucunski nesër në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, do të takohet me shefin e diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ky do të jetë takimi i parë i përfaqësuesve të lartë të dy vendeve pas zgjedhjes së qeverisë së re në Sofje.

Ministri Mucunski është pjesë e Delegacionit që e udhëheq kryeministri, Hristijan Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në përbërje të të cilit janë edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Kryeministri Mickoski sot në Mynih zhvilloi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në të cilin u bisedua për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe koncesionet të cilat janë bërë në atë plan, si dhe për nevojën për hapjen e dyerve të BE-së.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Mickoski potencoi se vendi meriton të ecë përpara dhe në fund të mos jetë peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, siç ka pasur shumë dhe në të kaluarën.

Siç paralajmëruan nga shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë konferencës kryeministri Mickoski pritet të ketë takim me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Kristof Hojgens, me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë tjerë politikë.

“Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski do të jetë folës dhe do të marrë pjesë në ngjarjen finale të mbylljes së konferencës, kushtuar negociatave për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor, si dhe në panelin për Politikat e Jashtme, ku do të flasë për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global. Mickoski do ta shfrytëzojë rastin të lobojë dhe të prezantojë pasqyrën reale të negociatave për anëtarësim të shtetit në pikëpamje të perspektivave evropiane, si dhe planin për zhvillim dhe arritje ekonomike, si pjesë të përpjekjeve për përparim ekonomik dhe siguri të qytetarëve”, shtohet në kumtesën e Qeverisë.

Në Konferencën e 61-të të Mynihut, që mbahet nga 14 deri më 16 shkurt, do të mundësohet dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë, që janë çështje aktuale për liderët politikë. Në Konferencë do të marrin pjesë dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vans dhe sekretari i shtetit, Marko Rubio.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komuna të caktuara të Shkupit përballen me shkolla të mbipopulluara me nxënës
Next Article Në Ditën e të Dashuruarve, Riki dhe Donjeta vijnë me “14”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?