By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
Maqedoni

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

admin
Last updated: 14/02/2025 19:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka reaguar për herë të parë pas përmendjes së emrit të saj në një bisedë private për mundësinë e përfshirjes së saj në ndonjë qeveri të mundshme.

Në një postim në Facebook, Caka e mohoi çdo diskutim për ndonjë funksion publik apo politik.

“Nuk kam diskutuar me asnjë person e as parti politike rreth asnjë funksioni publik e politik, si dhe nuk kam asnjë interesim për diskutime të tilla”, deklaroi ajo.

Caka tha se ky është reagimi i saj i parë ndaj “sulmeve, shpifjeve dhe linçimit” që, sipas saj, po karakterizojnë diskursin publik në Kosovë.

“Një bisedë në të cilën është përmendur emri im, pa dijeninë dhe pa miratimin tim, ka mjaftuar për të filluar një fushatë agresive dezinformimi, bazuar në kauza të motivuara politikisht, përfshirë kundër institucioneve të Republikës. Për këtë arsye, e pashë të nevojshëm një sqarim të shkurtër dhe të prerë”, theksoi ajo.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se ndjehet krenare për shërbimin e saj në mbrojtje të rendit kushtetues dhe vlerave të demokracisë në Republikën e Kosovës.

“Do të vazhdoj të punoj me përkushtim për forcimin e shtetit të së drejtës, duke mbrojtur edhe integritetin e funksionit që kam ushtruar në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Caka.

Ajo paralajmëroi se të gjitha çështjet tjera do t’i adresojë përmes mekanizmave ligjorë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Robert Kenedy Jr. bën betimin si Sekretar i Shëndetësisë
Next Article Esila 10-vjeçare ka nevojë për ndihmë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?