By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon largimi i mjekëve nga vendi, vetëm në janar u larguan 50
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon largimi i mjekëve nga vendi, vetëm në janar u larguan 50
Maqedoni

Vazhdon largimi i mjekëve nga vendi, vetëm në janar u larguan 50

admin
Last updated: 18/02/2025 20:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Vetëm në muajin janar jashtë shtetit janë shpërngulur 50 motra medicinale. Nga Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësor thonë se vazhdon të rritet trend i ikjes së kuadrit mjekësor në shtetet perëndimore. Ata shprehin shqetësimin që institucionet shëndetësore publike nuk po funksionojnë me kapacitet të plotë, madje disa periferike rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesë së mantelbardhëve.

“Kur bëhet fjalë për kuadrin medicinal vetëm këtë muaj ka 50 motra medicinale që janë shpërngulur për Gjermani, e fundi u nis sot në mëngjes. Kemi informacione që edhe në muajin e ardhshëm edhe 30 infermiere do të shkojnë për Gjermani dhe Suedi. Te ne, kuadri mjekësor zvogëlohet, derisa në vendet e Europës Perëndimore përfitojnë kuadër profesional me përvojë, të cilët mund të angazhohen menjëherë atje”, tha Llazo Kostovski – sekretar në Sindikatën e Pavarur të Punonjësve Shëndetësor.

Sipas Odës së mjekëve, çdo vit emigrojnë rreth 250 mantelbardhë, shifër kjo e barabartë me një gjeneratë të tërë të doktorëve, të cilët diplomojnë në nivel vjetor. Por, shqetësues është fakti që ikin doktorët specialit me përvojë, për të cilët shteti ka investuar shumë për t’i lënë të lirë të emigrojnë.

“Ndërkaq, në raport me të gjithë territorin e vendit, diku rreth 1,600 personel mjekësor, staf medicinal dhe teknik mungojnë në kuadër të Klinikave Universitare të Shkupit, por edhe Spitaleve tjera regjionale të qyteteve tjera, pasi që ata janë çlajmëruar dhe kanë shkuar të punojnë jashtë shtetit”.

Një problem të tillë e kanë edhe në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike thonë se kanë nevojë për së paku 6 infermierë për të plotësuar kuadrin e kujdestarive.

“Në gjithë kampusin e klinikave ‘Nënë Tereza’ por edhe në gjithë Maqedoninë mungon më së shumti kuadër të infermiereve me shkollë të mesme profesionale, staf spitalor por edhe higjienik. Shumë prej tyre që kishim u shpërngulën ndonëse ishin me përvojë, kanë studiuar dhe janë avancuar, por nuk ka pasur mjete të mjaftueshme për t’i mbajtur”, tha Jasmina Gerogievska Pavllovksa – drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike.

Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 20 institucione publike shëndetësore tani më kanë përgatitur sistematizime të reja, mundet menjëherë që t’i punësojnë 300 specializantët privat nga grupi i parë, mes tyre më së shumti kardiolog dhe gjinekolog, 30 prej tyre vetëm në Shkup. Por, punësimet e 600 specializantëve privat është dashur të kryhen në fund të vitit që shkoi, pasi më 30.12. 2024 Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave miratuan në Qeveri punësimet e tyre. Por, në praktikë ky afat tani është shtyrë në dy faza gjatë këtij viti, duke ua lënë barrën vet spitaleve që t’i sistematizojnë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U krye kontroll i dokumentacionit në Prokurorinë e Lartë Publike
Next Article Qasjet e forta ndaj SPAK, Fevziu: Secila palë politike bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?