By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vizer” nga 9 marsi më nuk do të fluturojë nga Shkupi deri në Budapest
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > “Vizer” nga 9 marsi më nuk do të fluturojë nga Shkupi deri në Budapest
EkonomiMaqedoni

“Vizer” nga 9 marsi më nuk do të fluturojë nga Shkupi deri në Budapest

admin
Last updated: 20/02/2025 13:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Kompania ajrore hungareze me buxhet të ulët “Vizer” e heq linjën ajrore nga Shkupi deri në Budapest dhe nga 9 marsi i këtij viti më nuk do të fluturojë në këtë destinacion, ndërsa kohën e fundit nuk shet edhe bileta për këtë rutë.

Nga “Vizer” për MIA-n e konfirmuan informacionin dhe deklaruan se në vazhdimësi i ndjekin performancat e rutave të tyre që të mundësojnë që destinacionet më të famshme të kenë çmime më të ulëta të mundshme.

“Siç është praktikë e zakonshme, ‘Vizer’ optimizon rrjetin e saj bazuar në rezultatet e këtyre kontrolleve. Me një përkushtim të fortë për ruajtjen e kapaciteteve në Maqedoninë e Veriut dhe Evropën Qendrore Lindore, ‘Vizer’vazhdon të përmirësojë shërbimet e saj dhe të eksplorojë mundësi të reja rritjeje në rajon. Të gjithë udhëtarët e prekur janë njoftuar për ndryshimet dhe janë ofruar opsione alternative të udhëtimit, si dhe opsione për rikthim të plotë në formën e pagesës origjinale ose kredisë për vizë”, theksuan nga kompania për MIA-n.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për MIA-n theksuan se linja Shkup – Budapest asnjëherë nuk ishte mjet i mbështetjes financiare, gjegjësisht për atë linjë Ministria nuk ka paguar mjete.

“Politika e Ministrisë së Transportit është zhvillimi i komunikacionit ajror dhe në atë drejtim me konceptin e ri të cilin e promovojmë për vetëm gjashtë muaj arritëm të sigurojmë dhjetë linja të reja. Presim që përmes këtyre politikave në mënyrë shtesë ta zhvillojmë komunikacionin ajror, të sigurojmë shërbime cilësore dhe ta promovojmë Maqedoninë si destinacion atraktiv për turistët”, theksuan nga Ministria për MIA-n.

Pas vendosjes së mënyrës së re për subvencionimin e linjave ajrore nga ana e Qeverisë, “Vizer” mori subvencione për fluturime nga Shkupi drejt Lionit, Barcelonës dhe Shtutgartit. Për këto destinacione fluturimet fillojnë nga 30 qershori, ndërsa “Vizer” tashmë shet bileta.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministrja Bozhinovska vizitoi Byronë e Metrologjisë, u prit nga drejtori Rushani
Next Article Shporta minimale sindikale për muajin shkurt 63 773 denarë, është rritur për 521 denarë në krahasim me janarin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?