By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair ka detyruar punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair ka detyruar punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit
Maqedoni

BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair ka detyruar punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit

admin
Last updated: 20/02/2025 13:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të pushohen nga puna!

Ky është abuzim flagrant me pushtetin, një poshtërim i hapur i profesionistëve shëndetësorë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut!

BDI – Dega Çair bën thirrje urgjente institucioneve shtetërore dhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie politike dhe këtij terrori ndaj punonjësve të spitalit.

Inkurajojmë të gjithë punonjësit që të mos bien pre e këtij presioni, sepse shumë shpejt ky poshtërim do të marrë fund dhe ata që sot bëjnë mobing dhe shkelin dinjitetin profesional të mjekëve dhe infermierëve, do të japin llogari përpara ligjit dhe opinionit publik!

Nuk do të lejojmë që institucionet publike të kthehen në vegla politike dhe as që njerëzit të trajtohen si pengje të interesave të ulëta të një grupi të dështuar politik!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministrja e Financave erdhi në protestën e kontabilistëve
Next Article Taravari: Nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?