By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Harxhimet mujore për një familje në Maqedoni në muajin shkurt arrijnë mbi 63 mijë denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Harxhimet mujore për një familje në Maqedoni në muajin shkurt arrijnë mbi 63 mijë denarë
Maqedoni

Harxhimet mujore për një familje në Maqedoni në muajin shkurt arrijnë mbi 63 mijë denarë

admin
Last updated: 20/02/2025 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Shporta minimale sindikale për muajin shkurt arrin në 63.773 denarë (1036 euro) dhe është për 521 denarë (8.47 euro) më e lartë se në janar të këtij viti kur ishte 63.252 denarë.

Me një banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, harxhimet mujore për një muaj arrijnë në 79.148 denarë (1286 euro), njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas përllogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale një familje katër anëtarëshe duhet të ndajë 23.427 denarë (380 euro) ose 36,7 për qind për ushqim dhe pije, 5.800 denarë ose 9,1 për qind për veshmbathje dhe këpucë dhe 6.096 denarë ose 9,6 për qind për qira dhe ujë, rrymë. Për higjienën personale dhe mbajtjen e higjienës në shtëpi duhet të ndahen 2.195 denarë ose 3,4 për qind, për shëndetësi 1.135 denarë ose 1,8 për qind, për transport 4.844 denarë ose 7,6 për qind.

Një familje katër anëtarëshe në shkurt të këtij viti i nevojiten 3.417 denarë ose 5.4 për qind nga shporta minimale për komunikim, 4.592 denarë ose 7.2 për qind për rekreacion dhe kulturë, 7.036 denarë ose 11 për qind për arsim, 4.131 denarë ose 6,5 për qind për restorante dhe shërbime të tjera, 10 për qind dhe 1 për qind për hotele dhe mallra.

Nëse jetojnë në banesë me qira, u nevojiten edhe 21.471 denarë shtesë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këtë sezon gripi jep simptoma intensive, deri më tani në RMV vaksinën e kanë marrë 72.288 persona
Next Article Trump e quajti diktator, vjen reagimi i Zelenskyt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?