By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vuçiq kërcënon Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vuçiq kërcënon Kosovën
Maqedoni

Vuçiq kërcënon Kosovën

admin
Last updated: 20/02/2025 15:34
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Veç pak ditë pasi BE i bëri sërish thirrje Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin terrorist në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023, presidenti  serb doli hapur me një kërcënim të ri. Ai në njëfarë forme ka kërcënuar sigurinë  publike dhe kombëtare të Kosovës. Pa i marrë fare parasysh, madje duke i injoruar kërkesat e ndërkombëtarëve, ai ia premtoi serbëve rimarrjen e “Rajska Banjës”, hoteli që ndodhet në fshatin ku Milan Radoiciq me disa serbë të tjerë kryen sulm terrorist. Edhe në Serbi pati zëra se në këtë sulm, ka gisht vetë Vuçiqi.

Një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka lënë të kuptohet se veprimi i kryetorroristit serb Milan Radoiçiq në shtatorin e vitit 2023 nuk ishte befasi për Serbinë.

Ende pa u bërë dy ditë të plota nga sulmi terrorist në Banjskë, presidenti serb erdhi me një kërcënim të ri.

Publikisht, në një konferencë ai kërcënoi se sa të jetë ai president, Serbia me çdo kusht do ta rikthejë hotelin “Rajska Banja” që ndodhet pikërisht në vendin ku u krye sulmi terrorist ku mbeti i vdekur edhe polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Kjo deklaratë shqetësuese për sigurinë e Kosovës, vjen nga Vuçiq edhe pas kërkesave të vazhdueshme që ndërkombëtarët ia kanë adresuar Serbisë, duke kërkuar përgjegjësi për sulmuesit e Banjskës.

Këtë kërkesë e kanë bërë ambasadorë, diplomatë e zyrtarë të ndryshëm të rangut të lartë ndërkombëtar.

Njëri ndër ta ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Ai ka thënë se shteti i tij vazhdimisht i kërkon Serbisë përgjegjësi për sulmuesit në Banjskë.

Ai e ka quajtur sulmin në Banjskë incident serioz, duke shtuar se si pasojë e tij Britania e Madhe ka e parë të nevojshme që të zbarkojë trupa shtesë  dhe për të siguruar se gjendja nuk do të përshkallëzonte edhe më tej.

“E di që hetimi po vazhdon si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi. Kështu që ne ende nuk kemi parë dëshmi përfundimtare se çfarë saktësisht po ndodhte në atë sulm dhe çfarë ka qenë plani dhe qëllimi. Kështu që mendoj se duhet lënë këto procese të kryhen sa i përket mbledhjes së dëshmive”, pati thënë para pak muajsh ai një intervistë në emisionin “Interaktiv”.

Njëjtë ka vepruar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, shteti i tij avokon që sulmuesit të mbahen përgjegjës. Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara, sipas tij, është i njohur prej kohësh.

E hiq më larg se para pak ditësh, më 7 shkurt Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë sërish thirrje Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023.

Madje, pati edhe zyrtarë serbë që akuzuan drejtpërdrejt Vuçiqin që qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë. ish-deputeti nga radhët e partisë së Vuçiçit, Dragan Sormaz doli hapur e tha se dështimi në planin për të aneksuar veriun e ka gjunjëzuar Vuçiqin para ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar llogari.

Megjithatë, asnjë nga këto kërkesa të vazhdueshme, duket se nuk po i bëjnë fare përshtypje presidentit serb.

Ai ka vazhduar me deklarata populiste duke pretenduar se hotelin që ndodhet në Banjskë të cilin e mori Agjencia Kosovare e Privatizimit, shpejt do ta rikthejnë nën Serbi.

Këto deklarata Vuçiq i bëri gjatë vizitës në stendën e të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë në Panairin e Turizmit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e pyeti Petar Petkoviqin se “kur do të hapet banja “Rajska Banja”, ai u përgjigj se ajo “është rrëmbyer nga AKP”.

Gjatë vizitës në këtë stendë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pyetur Petkoviqin për këtë banjë e cila gjendet në Banjskë dhe e cila është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, transmeton Paparaci.

“Petar, kur do të fillojë të funksionojë Rajska Banja?”

“Ajo tani është konfiskuar”, u përgjigj Petkoviq, për të cilën Vuçiq tha: “Ata na i vodhën të gjitha”.

Në të njëjtën mënyrë Petkoviqi u përgjigj: “Ata na rrëmbyen gjithçka por ne do të luftojmë”, ka thënë ai.

Vuçiq më pas u ka thënë gazetarëve: “Unë nuk pyeta rastësisht për “Rajska Banjën”, ata rrëmbyen gjithçka, por ajo do të ekzistojë dhe ne do ta kthejmë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pas sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, ky kompleks turistik u mor nga Policia e Kosovës dhe më pas Agjencia Kosovare e Privatizimit e vendosi këtë kompleks nën administrimin e saj. Një pjesë e kompleksit iu dha në shfrytëzim Postës së Kosovës.

Kompleksi është kontrolluar disa herë pas konfliktit në këtë vend dhe aty është gjetur drogë dhe armatim. Në ditën e konfliktit, ku fillimisht mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas, në shkëmbim zjarri me policinë, u vranë tre terroristë serbë të armatosur nga grupi i Millan Radoiçiqit, në Rajska Banjë kishte mysafirë dhe punonjës.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Në dhjetor, kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha se vendimi për të ngritur aktakuzë kundër Radoiçiqit, do të merrej deri në fillim të vitit 2025.

Në Serbi, Radoiçiq dyshohet për vepra të tjera penale, përkatësisht për “krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve”.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së e përsëriti të premten se për Serbinë përparimi në bisedimet për anëtarësim në bllokun evropian do të varet edhe nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe nga sundimi i ligjit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eurodeputetët kërkojnë që të përshpejtohet procesi integrues dhe që Kosova të njihet nga pesë vendet e BE-së
Next Article Imeri Stafai: A do të japë llogari Bekteshi për sallonin e dasmave në Kërçovë dhe biznesin në Manastir?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?