By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpenzimet e qytetarëve vazhdojnë të rriten, cila është zgjidhja?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Shpenzimet e qytetarëve vazhdojnë të rriten, cila është zgjidhja?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Shpenzimet e qytetarëve vazhdojnë të rriten, cila është zgjidhja?

admin
Last updated: 20/02/2025 17:26
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Se çmimet sa shkojnë e rriten bashkë me shpenzimet e dëshmon shporta minimale sindikale e përllogaritur për muajin e parë të vitit që sapo kemi hyrë. Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje për 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje për 5,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Pra, është situatë alarmante dhe zgjidhja ideale për kapërcimin e kësaj situate është vetëm rritja e pagës minimale e cila duhet të bëhet me urgjencë në mënyrë që këto shpenzime të jenë më të përballueshme, shkruan Zhurnal.

Kostoja e jetesës në muajin janar ishte më e lartë me 4,9 për qind në bazë vjetore, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 5,2 për qind –

Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje për 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje për 5,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, është 0,2 për qind.

Rritja e inflacionit në janar të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në këto grupe: Mallra dhe shërbime të ndryshme për 1,6 për qind, Mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje për shtëpi për 1,5 për qind, Restorante dhe hotele për 0,7 për qind, Ushqime dhe pije joalkoolike, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë dhe Rekreacion dhe kulturë për 0,1 për qind.

Në janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, rënie e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Transport për 0,9 për qind, Komunikacioni për 0,4 për qind, dhe Veshje dhe këpucë për 0,2 për qind. Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, Shëndetësi dhe Arsim mbeten në të njëjtin nivel si muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë janar të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 shënon ulje për 0.4 për qind.

LSM: Shpenzimet mujore familjare janë rritur dukshëm, kërkesat tona mbrojnë standardin e qytetarëve –

Si dhe çfarë duhet të përmbajë shporta minimale e konsumatorit dhe nëse janë të rëndësishme llogaritjet e bëra nga Lidhja e Sindikatave për shpenzimet minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe, është dilema që u ngrit në Këshillin e fundit Ekonomiko-Social, në të cilin nuk pati marrëveshje për rritjen e pagës minimale.

Me sugjerim të Organizatës së Punëdhënësve, duhet të krijohet një shportë zyrtare konsumatore, e cila do të formohet nga disa anëtarë nga institucione të ndryshme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Besojmë se do të jetë një shportë konsumatore zyrtare, institucionale që do të marrë parasysh të gjithë ata elementë konsumatorë që janë të rëndësishëm për një shportë. Të gjithë përpiqemi për Bashkimin Evropian dhe ajo që kemi hulumtuar në periudhën e kaluar është se Komisioni Evropian nuk ka një direktivë për shportën e konsumatorit dhe se çdo vend në rajon dhe në Evropë ka edhe shportë sindikale edhe shportë të formuar nga institucionet dhe dallojnë në mënyrë drastike”, tha kryetarja e OPM-së Vlladinka Trajkovska më 3 shkurt pas seancës së KES-së.

LSM-ja, e cila ka përgatitur shportën e konsumit sindikal që nga viti 2010, pohon se llogaritja e tyre është e rëndësishme dhe i përgjigjet nevojave reale të qytetarëve. Ata e shohin formimin e një organi të ri që do të bëjë llogaritjet si një përpjekje për të minimizuar sindikatat dhe jo për të rritur pagat minimale dhe të tjera.

“Ajo që kritikohet në shportën tonë është shporta e llogaritur minimalisht, sot mund të ndajmë me familjen 25 gramë qershi, një gotë Koka-Kola dhe një gotë lëng portokalli. Me 730 denarë gjatë ditës nuk mund të blihen as katër copa byrek, as katër kos, as për mëngjes, drekë apo darkë”, tha kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga kjo kuptohet që kemi të bëjmë me një standard jetese ende jo në nivelin e dëshiruar, pasi shpenzimet nuk janë në përputhje me të ardhurat, dhe në këtë formë nga ky proporcion jo i drejtë krijohen pakënaqësi të shumta në funksionim si dhe në përmbushjen e detyrimeve që janë edhe esenciale. Me një pagë minimale nuk mund të jetojnë as dy persona apo një çift, pastaj edhe planifikimi familjar vështirësohet edhe më shumë. Jo rastësisht vendi është në varfëri ekstreme pasi në shumë familje ka vetëm nga një të punësuar që merr pagë minimale që minimizon mundësitë e përmbushjes së detyrimeve familjare.

Krahas, shpenzime të rritura edhe pagat minimale në harmonizim me pagat tjera duhet të rriten në të kundërtën, poqë nuk u rriten pagat do të rritet dëshpërimi i qytetarëve. Posaçërisht të rinjve që nuk do vendosin të vazhdojnë të mbijetojnë në këtë vend me gjithë këto vështirësi, por do të zgjedhin të largohen e ta braktisin vendlindjen në kërkim të një jete normale, jo më të mirë sepse këtu nuk e kanë fare mirë. Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nikolloski – Ortiz: Po krijojmë kushte për themelimin e linjave të reja ajrore ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës
Next Article Prania e forcave amerikane nuk ka ndryshim në Kosovë, thotë një zyrtar i Pentagonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?